Kush është i riu që vrau biznesmenin në oborrin e shtëpisë së tij në Dibër

Shqipëria

Kush është i riu që vrau biznesmenin në oborrin e shtëpisë së tij në Dibër

Më: 21 mars 2018 Në ora: 10:11
Mahmut Gega

Policia ka arrestuar në kohë rekord autorin e vrasjes së 32-vjeçarit Elsi Kosiqi orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme në Maqellarë të Dibrës në oborrin e shtëpisë së tij.

BalkanWeb ka siguruar foto të autorit Mahmut Gega, banues në Shupenzë. Sipas policisë, dyshohet se shkaku i vrasjes ishte për motive të dobëta. Megjithatë ngjarja ende nuk është zbardhur e plotë.

Elsi Kosiqi, babai i tre fëmijëve u ekzekutua pas mesnatës në derën e shtëpisë në Dibër. Burime për “BalkanWeb” pohuan se 32-vjeçari kishte shkuar mëngjesin e djeshëm në Dibër të Madhe ku kishte qëndruar me disa shqiptarë dhe një shtetas maqedonas gjatë gjithë ditës, deri në mesnatë. Në orën 1:30 ai është kthyer në banesë, por sapo ka parkuar makinën në derë të shtëpisë është qëlluar me tre plumba nga një person që i ka dhënë dorën dhe më pas i ka drejtuar armën.

Ngjarja ka ndodhur brenda oborrit të banesës, ngjitur me verandën e banesës dhe familjarët dyshohet se e kanë parë ngjarjen, megjithëse nuk kanë dhënë shumë informacion për policinë.

Më pas autorët apo autori është larguar me shpejtësi, duke qenë se shtëpia ndodhet vetëm disa metra larg nga rruga nacionale dhe 500 metra nga kufiri me Maqedoninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat