Kërkohej nga Italia për tentativë vrasje, arrestohet në Lezhë

Shqipëria

Kërkohej nga Italia për tentativë vrasje, arrestohet në Lezhë

Më: 21 mars 2018 Në ora: 10:04
Lezhë

Një 40-vjeçar nga Mamurrasi është arrestuar nga policia e Lezhës për llogari të autoriteteve italiane.

Gazmir Pepmarku ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi: Autoritetet Gjyqësore Italiane më datë 15.01.2018 kanë lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Interpol Romën po vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat