Pyetje policëve nga Vetingu: Ke nofkë? Pi alkol, drogë, merresh me lojëra fati? Pranon dhurata?

Shqipëria

Pyetje policëve nga Vetingu: Ke nofkë? Pi alkol, drogë, merresh me lojëra fati? Pranon dhurata?

Më: 21 mars 2018 Në ora: 09:57
Policia shqiptare

Në procesin e vlerësimit, punonjësit e Policisë së Shtetit apo Gardës së Republikës do të duhet të plotësojnë disa formularë deklarimit që lidhen me pasurinë e figurën e tyre e nga ana tjetër duhet t’u japin përgjigje edhe disa pyetjeve. Më poshtë lista e pyetjeve dhe formularët që duhet të plotësojnë ata në kuadër të procesit të “vetting-ut”:

-A keni pasur emër apo mbiemër tjetër më parë?

-A jeni njohur nga të tjerët me ndonjë nofkë, emër apo mbiemër tjetër nga ai që keni pasur apo keni regjistruar në gjendje civile?

-A keni pasur apo keni shtetësi tjetër?

-A jeni dënuar ndonjëherë me vendim gjyqësor të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj?

-A keni qenë ndonjëherë në hetim apo gjykim nga një autoritet shqiptar ose i huaj për kryerjen e një vepre penale?

-A keni qenë ndonjëherë i ndaluar apo arrestuar nga organet ligjzbatuese shqiptare apo të huaja, për kryerjen e një vepre penale?

-A është caktuar ndaj jush ndonjëherë masë shtrënguese e sigurisë personale në fuqi ose jo?

-A është lëshuar ndonjëherë ndaj personit tuaj një urdhër kërkimi ndërkombëtar lidhur me kryerjen e veprave penale?

A është marrë ndonjëherë për ju masa e dëbimit nga një shtet i huaj?

A keni dijeni se një nga anëtarët e familjes suaj është përfshirë në veprimtari që lidhen me krimin e organizuar?

A keni pasur kontakte të papërshtatshme në formën e një takimi, komunikimi elektronik apo çfarëdolloj mënyrë tjetër takimi i qëllimshëm me një ose më shumë persona të përfshirë në krimin e organizuar që nuk është në pajtim me ushtrimin e detyrës?

A keni pasur kontakte të paprështatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar?

A jeni në dijeni që një nga anëtarët e familjes suaj ka pasur kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizaur?

A keni pranuar, shkëmbyer para, favore, dhurata ose pasuri me një person të përfshirë në krimin e organizuar?

A keni dijeni se një person i familjes ka pranuar/shkëmbyer para, favore, dhurata ose pasuri me një person të përfshirë në krimin e organizuar?

Gjatë 10 viteve të fundit, a ju është refuzuar hyrja në ndonjë shtet të BE/NATO?

A keni kërkuar azil politik në ndonjë shtet?

A jeni përdorues i lëndëve narkotike?

A keni varësi ndaj alkoolit apo lojërave të fatit?

A keni qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga ish Sigurimi i Shtetit para vitit ‘90?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat