Shkatërrohet banda krimimale në Greqi, mes tyre edhe një polic shqiptar

Shqipëria

Shkatërrohet banda krimimale në Greqi, mes tyre edhe një polic shqiptar

Më: 20 mars 2018 Në ora: 22:57
Mjetet e konfiskuara

Pas disa muajsh hetime, një organizatë kriminale është shkatërruar nga policia greke që trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria në Greqi.

Shtypi grek raporton se njëri prej të arresuarve është oficer policie 32 vjeç. Kjo organizatë kriminale importonte lëndë narkotike nga vendi ynë drejt Greqisë. Më pas droga shpërndahej në Selanik, Kostur dhe Kozan. Oficeri i policisë informonte anëtarët e organizatës kriminale duke i vënë në dijeni për lëvizjet policore në vendet ku ata shpërndanin kanabisin.

Gjatë operacionit të policisë greke, u sekuestruan 9.7 kg kanabis, 506 gram kokainë, 3 peshore elektronike, 8995 Euro, 20 celularë dhe një pistoletë. Në të njëjtën dosje hetimore, përfshihen edhe 100 pesona, 96 burra dhe 4 gra, si përdorues të lëndëve narkotike që i kanë blerë nga kjo oganizatë kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat