I moshuari plagos me thikë 53-vjeçarin

Shqipëria

I moshuari plagos me thikë 53-vjeçarin

Më: 20 mars 2018 Në ora: 20:26
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një pikë bastesh në Tiranë. Protagonist është bërë një i moshuar. Policia ka bërë me dije se shtetasi me inicialet I.H akuzohet se ka plagosur me thikë shtetasin me inicialet Z.G 53 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën “Ndre Mjeda” në kryeqytet. Menjëherë pas ngjarjes, personi i plagosur u dërgua në spital, ndërsa për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Deri më tani nuk dihen arsyet se përse dy burrat janë konfliktuar me njëri – tjetrin.

Materialet në ngarkim të shtetasit 71 vjeç iu dërguan Prokurorisë së Tiranës. I moshuari do të gjykohet në lidhje me veprën penale: “Plagosja e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat