Arrestohet 25-vjeçari në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma

Shqipëria

Arrestohet 25-vjeçari në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma

Më: 20 mars 2018 Në ora: 14:17
Foto Ilustrim

Një 25-vjeçar në kërkim ndërkombëtar si pjesë e një organizate kriminale është arrestuar informon sot policia e Tiranës.

Personi në fjalë është Erlis Belba, 25 vjeç, banues në Pogradec i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Autoritetet Gjyqësore Italiane, me urdhër-arresti me nr.OCCC 9307, datë më 12.12.2017, kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, kryerjen e veprave penale “Anëtar i organizatës kriminale në vjedhjet me dhunë, marrja e sendeve të vjedhura, përdorimi i lëndve eksplozive”, të parashikuara nga Kodi Penal italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat