Çfarë po i fshehin Presidentit të Republikës dhe opinionit publik, Rama dhe ...

Shqipëria

Çfarë po i fshehin Presidentit të Republikës dhe opinionit publik, Rama dhe ...

Më: 20 mars 2018 Në ora: 13:14
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar vendimin e Presidenti të Shqipërisë, Ilir Meta për të dhënë plotfuqinë për negociatat e qeverisë së Edi Ramës me Greqinë.

Pasi e çuan si diçka normale këtë vendim, ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se Rama e Bushati e kanë arritur marrëveshjen me grekët dhe më pas kanë kërkuar plotfuqinë.

Këtë fakt, sipas ish-kryeministrit Rama e Ditziu i tij e kanë fshehur ndaj shqiprtarëve.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook:

Të dashur miq, dje Presidenti i Republikës Meta, pasi në një akt të pashembullt në historinë e marrëdhënieve ndërinstitucionale të shtetit shqiptar, u detyrua të ktheje dy herë për plotesime në përputhje me Kushtetutën kërkesën për të dhënë autorizimin për fillimin e negociatave për marrëveshjen e detit me Greqinë, autorizoi ministrin Bushati për nisjen e tyre.

Presidenti natyrisht nuk mund të mos jepte atë autorizim pasi kërkoi plotësimin e kushteve që kërkon vendimi i Gjykatës Kushtetuese për dhënien e tij.

Por cilido qe ka ndjekur mediat shqiptare dhe greke, deklaratat ne këto media te Edi Rames, Ditzi Bushatit dhe homologeve grek te tyre, e ka te qarte se Rama dhe Ditziu i tij i fshehën Presidentit te Republikës dhe qytetareve shqiptare asgjë me tepër se sa marrëveshjen e tyre te arritur me palën greke, me te cilën, duke vendosur kryenegociator një spiun tashme te provuar, i kane falur Greqisë fushat me te mëdha te gazit dhe naftës ne Jon dhe Mesdhe.

Rama dhe Ditziu i tij, që kërkojnë tani autorizimin për negociatat e përfunduara, deklaruan se marrëveshja është arritur, të njëjtën gjë pohuan edhe homologet e tyre greke parlamentareve dhe mediave greke.

Vetë Rama në interviste televizive i pyetur nga gazetari, pasi deklaroi se marrëveshja është arritur, nëse është marrë plotfuqia e Presidentit të Republikës ashtu siç kërkon vendimi i Gjykatës Kushtetuese, u përgjigj në mënyrë të përsëritur se nuk e dinte.

Kurse Ditziu i tij, pasi iu deklaroi deputeteve ne komisionin e jashtëm te parlamentit se grupin negociator e kishte sekret dhe nuk ia thoshte njeriut, duke shpresuar se do mund te fshihte spiunin ne paje, provokoi ne një mbledhje tjetër me gjuhe halabaku ndaj Presidentit te vendit, duke menduar se kjo gjuhe e denje për bastarde bllokmenësh do te detyronte presidentin te deklaronte se, sa te jete Bushati ministër i Jashtëm ai nuk do firmoste autorizimin dhe, ne këtë mënyre, Rama do mund t'i fshihte si letër te vdekur presidentit dhe mbare shqiptareve, marrëveshjen e tradhtisë se larte kombëtare te negociuar nga një spiun i damkosur, me te cilën i falen gjitonit tone jugor pasuritë përrallore kombëtarë, trilionat e tonelatave te gazit dhe naftës qe i takojnë Shqipërisë.

Kështu qe, dhënia e autorizimit shënon de facto thjesht formalizmin e marrëveshjes se negociuar dhe arritur nga spiuni patriot dhe neobllokmenet apatride, Edvin Kristaq Rama dhe Ditzi Bushati, e cila lumturon Greqinë jo vetëm me faljen e fushave me te mëdha te gazit dhe naftës ne Jon dhe Mesdhe, por dhe zgjerimin e sipërfaqes se ujërave te saj territoriale me se paku 1700 km kator me shume se sa ka sot, dhe kjo e tera ne ndëshkim te Shqipërisë dhe territoreve dhe interesave te saj kombëtarë!

Iu bej thirrje qytetareve shqiptare te ngrihen fuqishëm ne mbrojtje te pasurive përrallore, integritetit territorial te kombit shqiptar dhe Shqipërisë, te shitura për interesa te pushtetit te tyre, ne një akt tradhtie te larte kombëtarë, nga klika e neobllokmeneve Edvin Kristaq Rama dhe Ditzi Sulejman Bushati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat