Arrestimet në Lezhë/ Deputeti i PD: Kështu ndodhi dhe me Fatos Nanon, e pastaj mori dëmshpërblim sa deshi vetë

Shqipëria

Arrestimet në Lezhë/ Deputeti i PD: Kështu ndodhi dhe me Fatos Nanon, e pastaj mori dëmshpërblim sa deshi vetë

Më: 20 mars 2018 Në ora: 13:08
Muslim Murrizi,

Deputeti i Partisë Demokratike, Muslim Murrizi, teksa ka komentuar arrestimet e ndodhura sa fundmi ne Lezhe, thote se ato po behen “per shou, per propagande, per lufte politike dhe klanesh dhe per te trembur te tjeret e per te hequr vemendjen nga KRIMET reale qe po gerryejne çdo dite kete vend”.

“Keshtu u arrestua Fatos Nano, e pastaj mori demshperblim sa deshi vete”, kujton nder te tjera Murrizi. 

POSTIMI I PLOTE:

UNE NUK E NJOH FRAN FRROKAJN KRYETARIN E BASHKISE LEZHE

Por njoh shum mire menyren bolshevike te kodit tone te proçedures penale Sovjetike.

Franin e bashkise dhe Arten e prokurorise i njoh nga ekrani.

Pervoja 27 vjeçare post komunizem, ka treguar qe arrestimet jane bere njelloj si ne kohen e diktatures, per shou, per propagande, per lufte politike dhe klanesh dhe per te trembur te tjeret e per te hequr vemendjen nga KRIMET reale qe po gerryejne çdo dite kete vend.

Keshtu u arrestua Fatos Nano, e pastaj mori demshperblim sa deshi vete.

Keshtu u arrestuan Halit Shamata, Blerim Çela,Bujar Rama,Kreshnik Lusha etj dhe te gjithe moren pafajsine dhe demshperblim.

Keshtu u arrestua Bujar Himçi ish zv minister i brendeshem dhe Llambi Pite ish zv guvernator dhe dolen te pa fajshem.

Keshtu u arrestua Nikolin Jaka ish zv minister dhe Ilir Berzani ish drejtor i rrugeve dhe moren demshperblim.

Po keshtu u arrestua Shpetim Gjika dhe mori pafajsine.

Me shume buje u arrestua Ardjan Fullani gati gati si Kadri Azbiu dhe mori 800 milion leke demshperblim.

U arrestua nen prefekti i KavajesFatos Kaja dhe pas 5 muajsh doli se i kishin fallsifikuar firmen.

I permenda te gjitha keto per te treguar se sistemi jone i drejtesise eshte fatkeqesisht i indoktrinuar nga kultura staliniste diktatoriale dhe me nje servilizem te peshtire ndaj politikes prej 27 vitesh.

Nje prokurori dhe gjygjesor dhjaks, te mbushur me spurdhjak e galloshe shum perdorimsha qe jane gati te behen ure qe mbi ta te kaloj çdo shef i radhes qe qeveris Shqiperine.

Po pse u dashka arrestuar nje zyrtare i ketyre niveleve pa u vertetua deri ne fund fajesia e TYRE???
Po ne kodin e proçedures penale, arresti me burg eshte masa e fundit shtrenguese per çdo te pandehur.

Pse ky nxitim dhe zell per te perdorur masen e fundit si mase te pare?

Po nese pezullohet nga detyra çfar mundesish ka me nje zyrtare qe te ndikoj ne prishjen e provave nqs ka?

Pse gjith ky qejf per ti bere gjygjin publik para se te behet gjygji LIGJOR?

Po me pas kush mban pergjegjesi per milionat qe fitojne te gjithe keta pasi dalin te pa fajshem?
Apo mjafton te realizojme detyren qe na eshte caktuar nga i madhi i çdo qeverie po per parat nuk ka problem se qytetaret Shqiptare i paguajne.

Po Alkaponen e ruajten ndoqen pergjuan me vite te tera dhe nuk munden dot ta kapnin me prove konkrete edhe pse opinioni por dhe strukturat ligj zbatuese e dinin se çfar ishte e çfar bente dhe kurre nuk e arrestuan dot per ato te cilat e ndiqnin, por e arrestuan tatimoret per evazion fiskal.

Sepse Amerika dhe perendimi ku ne kerkojme te shkojme, nuk ka politika penale inkuizicioni apo me reminishenca komuniste Sovjetike staliniste e enveriste, por politika penale ligjore te mbeshtetur ne FAKTE e jo ne THASHETHEME tavolinash, studiosh apo kafenesh.

Nuk mundet te arrestohet askush pa patur fakte bindese dhe konkrete para gjykates per cilindo te pandehur, vetem pse thote partia ne pushtet cilado qofte ajo, apo mediat qe jo rralle here jane shnderruar si grate lavire qe mbajne tere dynjane me goj per moral, dhe vete bredhin moteleve.

Une nuk mbroj asnje te korruptuar, hajdut, trafikant, drogaxhi, kriminel, vrases apo grabites me arme apo me firme, por sejcili prej tyre mund te quhet i tille vetem kur te shpallet fajtore me vendim gjykate te formes se prere, jo nga partia apo gazetat.

Koha e politikes penale Sovjetike staliniste enveriste duhet te mare fund, nese duam qe te kemi nje drejtesi te besuesheme, te pa varur dhe funksionale ashtu siç perpiqemi ta propagandojme.

Duhet te ndryshojme kodin e proçedures penale sa me shpejt qe te mos bejme arrestime propagandistike nga prokurore mjerane, te perdoreshem ne ekstrem si
“ galloshe” dhe servil te peshtire ndaj politikes.

Frani dhe çdo Qytetare i ketij vendi duhet te gjykohen per veprat qe kane bere, jo te arrestohen per hater te shout te leshit “ forca e ligjit”, kur te fortet real qe nuk pjerdhin per ligjin bredhin si kapo me eskorte edhe pse jane pergjuar si trafikant droge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat