Bëhuni gati! Sot mbasdite moti përkeqësohet dukshëm, do të ketë shtrëngata në…

Shqipëria

Bëhuni gati! Sot mbasdite moti përkeqësohet dukshëm, do të ketë shtrëngata në…

Më: 20 mars 2018 Në ora: 13:00
Ilustrim

Këtë të martë, në pjesën e dytë të ditës, territori i Shqipërisë do të njihet me një përkeqësim të dukshëm të motit.

Priten reshje shiu dhe fatkeqësisht një përkeqësim i mëtejshëm i situatës në zonat e përmbytura tashmë në Shkodër. Prurje e lumit Drin dhe ato të reshjeve të shiut do të shtojnë sipërfaqen e përmbytur, sidomos në pjesën e Nën-Shkodrës.

Nga ana tjetër, reshjet e shiut do të prekin të gjithë territorin. Shi do të ketë në të gjitha qarqet e vendit, vetëm Durrësit i përmbytur dhe Berati do të shpëtojnë kësaj here, pasi pritet që reshjet atje të jenë të një intensiteti të ulët. IGJEUm saktëson se reshjet e shiut do të shoqërohen dhe me shtrëngata që do të bëhen më të dendura gjatë orëve të mbrëmjes dhe pritet të vijojnë deri në mëngjesin e ditës së ardhshme.

Për më tepër lexoni postimin e Institutit:

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta. Sot (e martë, dt.20) në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të vazhdojë të ketë RRITJE të niveleve të ujit dhe RRITJE TË HARTËS SË PËRMBYTJEVE. Nesër (e mërkurë, dt.21) do të vazhdojnë PRURJE TË LARTA në pjesët malore të basenit duke përfshirë edhe hidrocentralet mbi lumin Drin. Nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të jenë TË LARTA për shkak të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Drin në drejtim të Lumit Buna. Parashikimet e IGJEUM për ditët në vazhdim tregojnë NIVELEVE TË LARTA përgjatë datave 22 dhe 23 Mars 2018. Pritet ZGJERIM I HARTËS SË PËRMBYTJEVE në pjesën e Nën Shkodrës dhe përmbytjes të zonave periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të Liqenit. Për arsye të shtimit të rrezikut nga përmbytja, është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës. Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet. Në pjesën tjetër të territorit parashikohet RRITJE E PRURJEVE në pjesët fushore të lumenjve.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

PARASHIKIMI METEO

RESHJET

Sot pasdite (e martë, dt.20) dhe nesër (e mërkurë, dt.21) priten reshje në të gjitha qarqet. Në qarqet Shkodër dhe Kukës reshjet pritet të jenë intensive. Në qarqet Dibër, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare. Qarqet Durrës dhe Berat pritet të kenë reshje të dobëta deri në lokalisht mesatare. Në shumicën e qarqeve në disa raste do të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet priten më të dendura gjatë darkës së ditës së sotme dhe orëve të para të ditës së nesërme.

Priten edhe reshje në formë dëbore në zonat malore, që në Veri do të zbresin deri në 300m, ndërsa në Jug deri në 900 m mbi nivelin e detit, kryesisht nesër.

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurë, dt.21) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 / 15 °C

në vendet e ulëta: 8 / 15 °C

në vendet malore: 3 / 11 °C

ERA

Sot pasdite (e martë, dt.20) era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare, ndërsa nesër (e mërkurë, dt.21) era pritet të fryjë mesatare deri në e fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat