Flet avokati: Procesi ndaj Frrokajt nuk është politik, faji është i...

Shqipëria

Flet avokati: Procesi ndaj Frrokajt nuk është politik, faji është i...

Më: 20 mars 2018 Në ora: 10:22
Fran Frrokaj

Pedagog në Fakultetin juridik në universitetin e “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.

E veçanta është se Leka ka qenë për 8 vjet kryetar i degës së PS në Mirditë dhe kjo nuk e ka penguar të jetë avokat i një kryebashkiaku të PD. Ai hedh poshtë zërat se ky është një proces politik por është i bindur që Frokaj është i pafajshëm.

Leka ndërkohë nuk e lidh këtë arrestim as me darkën që kryeministri Rama pati në Lezhë dhe në të cilën ishte ftuar dhe kryebashkiaku Frrokaj. Për gazetarin Roland Qafoku në emsionin Debati në Channel one Frrokaj dha detaje nga ky proces.

Pyetje: Zoti avokat, çfarë ka ndodhur me procesin e tokave në Lezhë?

Adrian Leka: Së pari ju falenderoj për ftesën. Jam I habitur nga disa lajme sipas të cilave kryetari ka dhënë udhëzim për punët në bashki. Kjo nuk është e vërtetë.

Pyetje: Zoti avokat, si ka mundësi që  i njëjti gjyqtar jep masën ok për arrestimin e  kryetarit Frrokaj dhe të tjerëve dhe masën e  sigurisë arrest dhe pas dy ditësh i njëjti gjyqtar jep masën e sigurisë arrest shtëpie?

Adrian Leka: Sot është dhënë masa e sigurisë arrest shtëpie.  Sot prokuroria ka vënë në dispozucion aktet e ekspertizës dhe aty ka patur ngutje. Sepse nuk mund të themi ne që një kryetar bashkie ka rrezik ikje. Ai është zgjedhur për të drejtuar komunitetin. Unë jam i pakënaqur nga vendimi i sotëm.

Ne vërtetuam se aty ishte një lapsus ose një keqdashje unë nuk e di si mund ta quaj sepse bashkia nuk prodhon tapi, as me ligjin e vjetër, me ligjin e ri po. Akuza ishte për rastin  e tapive dhe regjistrit kadastrial. E cila sipas ligjeve në fuqi dhe ligjeve që kanë qenë më parë nuk i ka në kompetencë pushteti vendor. Lind pyetja tjetër: Këtë dokumentin ku e ka marrë? Sipas ligjit të famshëm 7501 me të cilin unë nuk jam dakord  ka pasur rregull që të prodhohej në dy kopje autentike tapia.  Zërin kadastral ndryshohet vetëm me VKM. Nuk mund të ndryshojë askush tjetër.

Pyetje:  Zoti Leka çfarë ndodhi sot në Lezhë. Përse u vonua zbatimi i vendimit të gjykatës?

Adrian Leka: Kjo tregon dhe arsyen përse erdha pak me vonesë në emision. Ky është një proces i gabuar dhe pa asnjë arsye prokuroria kërkoi  arrest me burg dhe gjykata në fillim dha ok ndërsa sot  dha arrest shtëpie. Jam  shumë i pakënaqur nga vendimi  i sotëm por edhe nga vendimi i parë. Ky është një proces penal i nisur nga prokuroria e Lezhë mbi bazën e disa denoncimeve të bëra  nga disa qytetarë të ndryshëm që janë ndjerë  të mashtruar për tjetërsim të pronës. Deklarojmë se kryetari i bashkisë Fran Frrokaj nuk ka asnjë lidhje me këtë proces dhe nuk ka asnjë përgjegjësi. Ëshët zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme që ka kryer veprime dhe shkelje të ligjit dhe më pas ka tentuar tia ngecë bashkisë. Kjo është e papranueshme. Sa për veprimet e punonjësve të bashkisë ato janë  individuale dhe përgjegjësia është po individuale. Nuk mban përgjegjësi Fran Frrokaj  për përgjegjësitë e të tjerëve. Unë ju njoftoj se nesër do depozitoj në Gjaykëtën e Apelit të Shkdorës kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë për Franj Frokaj dhe jam i bidnur se ai do lirohet.

Zoti avokat, a është ky një proces politik siç kanë thënë disa eksponentë të Partisë Demokratike meqënëse Frrokaj është kryebashkiak i caktuar nga PD?

Adrian Leka: Unë nuk bëj deklarata politike dhe them se ky nuk është një proces politik. E thashë edhe më lart që është  Hipoteka ajo që ka bërë veprime për  tia ngecur bashkisë  e cila nuk ka asnjë përgjegjësi dhe detyrim.

Pyetje:  Po vendimi i sotëm a u ndikua nga protesta e banorëve?

Adrian Leka: Jo nuk besoj në këtë. Ata janë disa banorë  të Lezhës që e quajnë të padrejtë arrestimin e   kryetarit. Unë e them me bindje  që Frrokaj është i pafajshëm dhe nuk ka të bëjë me këtë cështje.

Kryetari Fran Frrokaj aktualisht nuk ka të drejtën e firmës së kryetarit të bashkisë përderisa sot jemi në një masë  arrest shtëpie me mbikëqyrje. Në fakt ka një problem se nuk është e përcaktuar se si do të jetë kjo masë  arrest shtëpie. Nuk e dimë ende nëse  do jetë me byzylykë apo me policë. Aktualisht sot janë lënë dy policë te banesa e kryetarit Fran Frrokajt.

Adrian Leka: Si funksionon aktualisht bashkia e Lezhës? A ka të drejtë kryetari Frrokaj të ushtrojë detyrën, të hedhë firmë apo të japë udhëzime?

Aktualisht bashkia ka struktura dhe persona të tjerë që drejtojnë dhe funksionojnë. Ka nënkryetarë që bëjnë punën e kryetarit. Derisa nuk kemi një vendim të formës së prerë të fajësisë apo të pafajësisë nuk mund të firmosë. Kjo ndodh vetën nëse do ketë një ndryshim të masës  së sigurisë.

Nëse Gjykata e Apelit vendos që të mos jetë kjo masë sigurie por përshembull detyrim paraqitje, garanci pasurore apo bllokim të pasaportës apo urdhër për të mos dalë jashtë shtetit .

Për mua duhet të hetohet  bashkia, Këshilli i Qarkut dhe ZRPP por përse duhet të aplikoj masën arrest në burg kur ti masën  shtrëngues e ke, kallëzimin e ke, akt eskpertimin e  ke. A keni dëgjuar në ndonjë vend që fluturon prona?

Pyetje:  Kthehemi përsëri te pyetja që lidhet me politikë. Para disa javësh kryeministri Edi Rama ka qenë në Lezhë. Përveç një proteste që u zhvillua atje në mbrëmje Rama organizoi një  darkë. Në media këto  ditë është shkruar se pjesmarrja e Fran Frrokajt në këtë darkë ishte gabim madje e cilësuan  si darka e gabuar sepse prej Ramës mund ti ndodhte diçka. A ishte kjo arsyeja politike e këtij arrestimi siç është shkruar në media? Çfarë ishte kjo darkë?

Adrian Leka: Kryetari Frrokaj ka qenë i pranishëm në darkë e zgjeruar. Kryeministri Rama ka bërë praktikë tashmë që në disa qytete ka zhvilluar mbledhje të qeverisë. Një prej tyre  ishte  edhe Lezha. Mendoj se kjo praktikë  e Ramës është  pozitive.Tani të shkojë kryeministri në Lezhë, të zhvillojë një mbledhje qeverie, ta ftojë kryetarin e bashkisë dhe ai të mos shkojë kjo nuk është normale. Për mua si kryeministri që e ftoi dhe kryetari i bashkisë që pranoi ftesën kanë treguar vlerë qytetare duke respektuar institucionet. Unë kam qenë vetë i pranishëm në atë darkë. Ishte në një lokal dhe unë isha ulur në tavolinën e drejtësisë që quhej, pra me juristë sepse kishte disa tavolina një ishte e arsimit, një tjetër me të bujqësisë dhe me radhë. Diskutimet ishin normale se çmund të bëhej për Lezhën se çfarë mund të bëhet më mirë. Kryeministri me kryetarin e bashkisë ishin në një tavolinë dhe qendronin përballë. 

Pyetje: A ka lidhje ky arrestim me këtë darkë?

Adrian Leka: Unë nuk e mendoj se ka lidhje. Të mos e politizojmë rastin. 

Pyetje: Unë I ftoj me shumë dëshirë  avokatët në studio edhe për çështje konkrete si kjo e juaja por nuk I lë pa pyetur se sa kanë marrë dhe marrin  për procesin.

Konkretisht ju avokat sa lekë do merrni nga ky proces si avokat i kryetarit të bashkisë së Lezhës?

Adrian Leka: Është një përgjigje që lidhet me tarifat e përcaktuara me ligj dhe çdokush e di se sa janë ato. Nisin nga 50 mijë lekë të reja. Dhe aktualisht për këtë proces nga fillimi deri në fund në të gjitha shkallët shkojnë deri në 150 mijë lekë të rinj. Këto janë tarifa fikse dhe nuk ka vend për zbulime sepse unë i nënshtrohem taksave dhe faturës tatimore. Kështu që  nuk ka ndonjë  zbulim apo dicka të re.

Por kjo pagesë është nëse  fiton. Por nëse e humbet?

Nuk ka përcaktime të tilla. Por pagesa është mbi bazën e shërbimit  që kryen.Unë kam marrëdhënie shumë korrekte me ligjin dhe detyrimet financiare.

Zbardhet dëshmia e Fran Frrokajt dje në Gjykatën e Shkallës së parë të Lezhës

"Një kryertar Bashkie arrestohet në flagrancë kur kryen një krim apo vepër tjetër penale, arrestohet kur ka shkaktuar një dëm ekonomik, apo kur ekziston mundësia për tu larguar jashtë shtetit. Në asnjë prej këtyre rasteve unë nuk jam pjesë dhe arrestimi im është bërë pa asnjë provë.

Unë kam qënë I gatshëm për prokurorinë dhe për këtë ccështje jam pyetur aq herë sa ka kërkuar Prokurori. Nuk kam asnjë lidhje me akuzën.

Kam sigluar një shkresë që ka përgatitur vartësi im mbi bazën e dokumentave që ka dorëzuar qytetari. Por nuk jam unë pjesë e kësaj skeme dhe nuk kam patur djeni për këtë tjetërsim pronash. Akuzat ndaj meje janë pa fakte dhe nuk ekziston asnjë provë.

Bashkë me Neshat Fanën, Adrian Leka është avokat i Fran Frrokajt, kryetarit të Bashkisë së Lezhës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat