Tronditet Dibra, 32 vjeçari vritet në oborrin e shtëpisë

Shqipëria

Tronditet Dibra, 32 vjeçari vritet në oborrin e shtëpisë

Më: 20 mars 2018 Në ora: 08:21
Ilustrim

Një person është gjetur i vdekur në orët e para të ditës së sotme në oborrin e banesës së tij në Dibër.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Maqellarë dhe policia raporton se 32-vjeçari E.K. është vrarë me armë zjarri, raporton "News 24".

Policia e Dibrës me të marrë njoftimin, ka shkuar në vendngjarje.

Janë ngritur pika kontrolli, si dhe po krihet e gjithë zona për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar  prova të mundshme që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Grupi hetimor vijon hetimet  në vendin e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat