'Shpërthen' avokati i njohur/ Çfarë ndodhi në Lezhë, policia të mos ushtrojë presion mbi prokurorin apo gjykatën...

Shqipëria

'Shpërthen' avokati i njohur/ Çfarë ndodhi në Lezhë, policia të mos ushtrojë presion mbi prokurorin apo gjykatën...

Më: 19 mars 2018 Në ora: 17:18
Sajmir Vishaj

Avokati i njohur Sajmir Vishaj ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale mbi atë çfarë ndodhi në Lezhë me zyrtarët e arrestuar. Vishaj shkruan se vepra penale e shpërdorimit të detyrës na kujton atë të agjitacion e propogantës, ndërsa shprete se i duhet dhënë fund seancave gjyqësore për masat e sigurimit në mungesë. “Policia të mos ushtrojë presion mbi prokurorin apo gjykatën, sikundër duhet të bëjë kujdes me komunikatat për zbulimin e veprave penale me gjeneralitetet apo pamjet filmike ndaj të dyshuarve përsa kohë kemi një parim bazë të prezumimit të pafajësisë”, shprehet Vishaj.

Reagimi i avokatit

Cfarë ndryshoi në dosjet e funksionarëve të Bashkisë së Lezhës në lidhje me masën e sigurimit Arrest në Burg që nga momenti që u caktua në mungesë të personave nën hetim dhe sot qe u zbatua neni 248 i KPRP qe ka te beje me kushtet e verifikimit dhe zbatimit te mases!!!....

1. E njejta dosje

2.Te njejta prova

3.I njejti gjyqtar

4.Politika ne kembe

5.Simpatizantët e punesuar ne Bashki ne kembe

6.Vepra penale e shperdorimit te detyres na kujton vepren penale te Agjitacion e propagante

7.Zyrtaret e Larte duhet te akuzohen vetem per Korrupsion nese provohet

8.Duhet te jepet fund seancave gjyqesore per masat e sigurimit ne mungese per aq kohe sa ligji i jep te drejte prokurorit nenin 253/2 te KPRP per urdherin e ndalimit

9.Policia te mos ushtroje presion mbi prokurorin apo gjykaten.

10. Policia te beje kujdes me Komunikatat per zbulimin e veprave penale me gjeneralitetet apo pamjet filmike ndaj te dyshuareve per aq kohe sa kemi nje parim baze Prezumimin e Pafajsise..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat