Krimet e Rënda marrin vendimin për Denis Shtrazën, e dënojnë me burgim të përjetshëm

Shqipëria

Krimet e Rënda marrin vendimin për Denis Shtrazën, e dënojnë me burgim të përjetshëm

Më: 19 mars 2018 Në ora: 14:27

Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë vendimin ditën e sotme, në lidhje me të arrestuarin Denis Shtraza.

Mësohet se gjykata ka dhënë dënimin me burg të përjetshëm, për Shtrazën i cili ishte akuzuar për rrëmbimin dhe torturimin me pasojë vdekjen e Gazmend Çollakut në janar të vitit 2016.

Shtraza pohoi para gjykatës se kur ishte ritakuar me Dalipajn kishin qëndruar dhe pak te lokali dhe më pas kishin bërë disa xhiro me automjetin e Dalipajt rreth së njëjtës zonë. “Ai më tha që do të më çonte në Durrës, pasi binte shumë shi dhe nuk po shikonim më furgonë të linjës Tiranë-Durrës.

Mjeti ishte një ‘Mercedes-Benz’ fuoristradë. Ecëm ngadalë për në Durrës, pasi kishte shumë shi. Gati 100 metra para se të mbërrinim te shtëpia, në një rrugicë të ngushtë na ka ndaluar një patrullë policie. Na morën kartat e identitetit dhe na thanë që të vinim me ta në Drejtorinë e Policisë së Durrësit për verifikim. Atje u pyetëm në lidhje me këtë ngjarje, por ata policët kanë shkruar disa gjëra gabim”, tha i pandehuri.

Sipas tij, vrasjen e Gazmend Çollakut e kishte mësuar të nesërmen e asaj mbrëmjeje, teksa ishte në ambientet e policisë. Shtraza tha se kishte qenë prezent gjatë kontrollit në mjetin e Dalipajt. I pyetur për disa telefona që u gjetën aty, Shtraza tha se ai vetë nuk përdorte telefon.

ALIBIA

Sipas të pandehurit Shtraza, ndërkohë që ishte në lokalin pranë “21 Dhjetorit” me shoqen e tij, ka takuar rastësish shokun e tij Ervin Dalipaj. “Ishte një takim rastësor. Edhe ai u habit që më pa aty. Ai ishte me disa shokë, që nuk i njihja. Jemi përshëndetur. Më pyeti se përse kisha ardhur në Tiranë. I thashë që do të takoja një shoqe. Kur më pyeti sa gjatë do të qëndroja, i thashë rreth 2 orë. Mirë, më tha, kur të mbarosh takohemi prapë këtu”, tregoi Shtraza.

Ai vijoi se pas këtij takimi, ka shkuar në shtëpinë e shoqes së tij, e cila ndodhej 5 minuta larg në këmbë nga lokali në fjalë. “Kam qëndruar 2-3 orë në këtë shtëpi dhe gjatë kohës që isha aty, kam parë në televizor se ishte rrëmbyer Gazmendi. Duhet të ketë qenë ora rreth 7:00-7:30 e pasdites”, tha ai.

Shtraza sqaroi në vijim se kishte dalë vetëm nga shtë- pia e shoqes së tij dhe se kishte shkuar te lokali ku kishte lënë të takohej me Ervin Dalipajn. I pyetur se ku e kishte njohur Dalipajn, Shtraza tha se ishin njohur në Durrës, në zonën e Plazhit, ku ai kishte pasur një plazh privat. “Dalipaj vinte shpesh me familjen dhe aty jemi njohur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat