Braçe kundër Edi Ramës: Asnjë taksë e popullit te sistemi kriminal i futbollit

Shqipëria

Braçe kundër Edi Ramës: Asnjë taksë e popullit te sistemi kriminal i futbollit

Më: 19 mars 2018 Në ora: 14:08
Erion Braçe

Erion Braçe ka reaguar sot për zhvillimet e fundit në kampionatin shqiptar, ku, sipas tij, gjithçka është e paravendosur, e trukuar, qoftë për kreun, qoftë për zonën europiane, qoftë për mbijetesën. Duke u ndalur te gjykimet e ndeshjeve të së dielës, deputeti i mazhorancës qeverisëse ka kërkuar të flasë me emra konkretë, por edhe të kundërshtojë hapur idenë e kryeministrit Edi Rama për një ligj sponsorizimi të ri për sportin, duke nënvizuar se asnjë taksë e qytetarëve nuk ka për të shkuar te sistemi kriminal i futbollit, siç e quan ai.

Ja statusi i plotë i deputetit të Partisë Socialiste:

“Kur thashe se ka hierarki edhe per kreun, edhe per Evropen, edhe per renien, ne nje gare te korruptuar prej Sistemit kriminal Duka, uleritet njezeri: Ç’pune ka politika ketu?
Madje mbushet faqet me Devil-in e Dukes, qe merrej me gjatesine time, edhe pse gojen e kishte plot!
Po tani?!
Tani po ndodh ekzakt ajo qe une tregoja.
Eshte paravendosur gara per Evropen – cdo ndeshje ndodh ekzekutimi. Kukesi, Laci, Luftetari etj, kjo eshte renditja, ndaj askush nuk e ndal dot Lacin, ndaj frenohet Luftetari, Vlora, Partizani, duke i sakatuar.

Ajo qe ndodhi dje ne Korce nuk kish lidhje me Skenderbeun, por pikerisht me Luftetarin, qe duhej ndalur, kur Laci ishte favorizuar ca ore me pare.
Gjithe ulerima “s’e ka bere Skenderbeu, drejtuesit e tij” ishte e vertete;
E beri arbitri ne funksion te hierarkise se vendosur-renditjes Kukesi, Laci etj.
Por kjo u fsheh nga kenga “Skenderbeu s’ka nevoje per kete”! E njejta histori eshte edhe ne fund;
Cdo gje po luhet te bjere Vllaznia-nje tjeter histori e madhe e Shqiperise.
Kane vene kalendarin perpara ne tavoline dhe po kombinojne mdeshje te Lacit me ato te Vllaznise-u masakrua Vllaznia ne Lac, Teutes etj, me qellim qe edhe hierarkia e “Europes” te mos prishet, por edhe Vllaznia te bjere.

KY ESHTE SISTEMI KRIMINAL DUKA!

E keqja nuk ka shkuar ende ne fund!
E kur ndodh e gjitha kjo, dje degjova kryeministrin tim te angazhohej per nje ligj te ri mbi sponsorizimin e sportit!
Po ua them sot, kur gara eshte kthyer ne nje sistem criminal, ku cdo gje eshte paravendosur, duke vrare ekonomine e futbollit, une do jem i pari kunder ne Kuvend, qe do kundershtoj cdo kalim te parave te taksave e tatimeve tek sistemi kriminal i futbollit!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat