Avokati kërkoi ndërprerjen e hetimeve për Jaeld Çelën, gjykatajt rrëzon kërkesën e mbrojtjes

Shqipëria

Avokati kërkoi ndërprerjen e hetimeve për Jaeld Çelën, gjykatajt rrëzon kërkesën e mbrojtjes

Më: 19 mars 2018 Në ora: 11:14
Jaeld Çela.

Është  zhvilluar sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda, seanca në ngarkim të ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Çela është një ndër të dyshuarit, në lidhje me trafikimin e drogës, me bandën e Miosi Habiljat.

Pak ditë më parë prokuroria kërkoi zgjatjen e hetimeve edhe me tre muaj të tjera, ndërsa avokati mbrojtës kundërshtoi.

Avokati i tij ka deklaruar në seancën e radhës te Krimet e Rënda, se çështja ndaj klientit të tij është paragjykuar.

Por gjykata nuk ka pranuar kërkesën e mbrojtjes dhe ka marrë vendim për zgjatjen e hetimeve edhe me tre muaj të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat