Në gjyq për pronat, kush është avokati i njohur që mbron Fran Frrokajn

Shqipëria

Në gjyq për pronat, kush është avokati i njohur që mbron Fran Frrokajn

Më: 19 mars 2018 Në ora: 09:57
Frrokaj dhe Fana

Ka nisur në Gjykatën e Lezhës seanca e rivlerësimit të masës së sigurisë për zyrtarët e Bashkisë të cilën u vunë nën arrest ditën e premte.

Mes tyre është dhe kreu i Bashkisë Fran Frrokaj, i cili ka zgjedhur që të mbrohet nga ana e avokatit të njohur Neshat Fana.

Fana është i njohur për mbrojtjen e çështjeve të rëndësishme, si ajo e drejtorit të rrugëve Andi Toma, ndërsa më herët ka qenë dhe anëtar i KLD-së.

Në pamjet e siguruara nga ”Fax News” Fran Frrokaj shfaqet i qetë brenda sallës së gjyqit, ndërsa ende nuk kanë mbërritur gjyqtarët në seancë.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës del sot para gjyqit për rivlerësimin  e masës ‘’arrest me burg”. Ai u arrestua të premten nën akuzën e tjetërsimit të pronave dhe shpërdorimit të detyrës.

Duhet thënë se në këto ditët e fundit qytetarë të shumtë kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër arrestimit të Frokajt. Bashkë me të ranë në pranga dhe 12 zyrtarë të tjerë të hipotekave dhe Bashkisë, ndërsa të përfshirë mendohet se janë 23 persona.

Edhe sot një grup i konsiderueshëm qytetarësh janë gati të çajnë rrethimin e gjykatës me thirrjet: Jemi me ty, jemi me ty.

Opozita e ka cilësuar politik arrestimin e Frrokajt, ndërsa vetë kreu i PD-së Lulzim Basha tha se ai do të besojë deri në fund se Frrokaj është i pafajshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat