Rrëshqitje e madhe dheu në Currila, bllokohet njëra anë e rrugës

Shqipëria

Rrëshqitje e madhe dheu në Currila, bllokohet njëra anë e rrugës

Më: 19 mars 2018 Në ora: 09:55
Currila

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar sërish rrëshqitjen e dherave në Currila, e për pasojë bllokimin e rrugës në njërën prej korsive të kalimit për automjetet.

Reshjet e shiut kanë provokuar rënien masive të dherave në drejtim të segmentit rrugor Universitet-Currila gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, duke bërë që qarkullimi i mjeteve të devijojë vetëm në një korsi.

E njëjta situatë ndodhi edhe rreth dy javë më parë në këtë zonë. Kodër Vila prej disa vitesh vuan pasojat e erozionit pasi përbërja e saj argjilore ka sjellë shkarje dherash.

Rehabilitimi i saj përfundimtar kërkon miliona euro dhe bashkia e Durrësit ka bërë me dije zyrtarisht se nuk mund të investojë në rehabilitim, por vetëm në mirëmbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat