IGJEUM ka nxjerrë pamjet e vëzhgimit satelitor të zonave të përmbytura në Shqipëri.Situata paraqitet e rëndë në zonën e Shkodrës.
Kjo është e mundur vetëm pasi institucionet e një vendi, në rastin tonë, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile aktivizojnë Procedurën Urgjente të vëzhgimeve satelitore për zonat e përmbytura.
Kjo do të thotë që sateliti pozicionohet mbi zonën e përmbytur për aq kohë sa të mbarojë fotografimi i plotë. Harta e bashkuar e përmbytjeve është rikrijuar nga IGJEUM.