Aksident i rëndë në Kukës, humb jetën 25-vjeçari dhe plagoset vëllai i tij

Shqipëria

Aksident i rëndë në Kukës, humb jetën 25-vjeçari dhe plagoset vëllai i tij

Më: 18 mars 2018 Në ora: 20:45
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Lusan të Kukësit.

Mësohet se drejtuesi i një motori ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

Për pasojë humbi jetën shtetasi Ndriçim Cara 25 vjeç, drejtuesi i motorit, si dhe u plagos rëndë vëllai i tij.

Demir Cara, 36 vjeç, po transportohet me urgjencë drejt Tiranës ku pritet të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkaq, drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat e policisë që pritet të hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat