Lobimi rus, flet Ambasadori Karpushin: Shpikje për betejën politike mes PS- PD

Shqipëria

Lobimi rus, flet Ambasadori Karpushin: Shpikje për betejën politike mes PS- PD

Më: 18 mars 2018 Në ora: 19:00
Ambasadori Karpushin

Një shpikje që ka një prapavijë të qartë politike, është ky gjykimi i ambasadorit rus në Shqipëri Karpushin, në lidhje me “tenxheren e nxehtë” të akuzave se PD ka hedhur një lumë me para për lobim rus.

Në një prononcim për mediat, ambasadori Karpushin komentoi akuzat e fundit për ndërhyrje të Kremliinit, duke i quajtur deklaratat të pabaza. Sipas shefit të diplomacisë ruse në vendin tonë, akuzat kanë synimin e vetëm përkeqësimin e situatës përpara zgjedhjeve.

“Të gjitha akuzat që përmenden, të gjitha këto spekulime janë të pabaza edhe përsa i përket situatës në SHBA edhe sa i përket Shqipërisë, ku kohët e fundit një akuzë e shpikur është përdorur në kontekst të betejës së brendshme politike midis PS dhe PD. Nuk e di cila është arsye për këtë valë të re akuzash kundër Rusisë kohët e fundit. Ndoshta kjo është bërë për të përkeqësuar situatën në prag të zgjedhjeve Presidenciale”,tha Karpushin.

Nga ana tjetër, ambasadori Karpushin ka përsëritur apelin për përmirësim të marrëdhënieve.

“Jam besimplotë që do të vazhdojmë të përmirësojmë marrëdhëniet tona edhe me popullin shqiptar”, theksoi Karpushin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat