Akuzat për financime ruse në PD, ambasadori Karpushin: Të pabaza, hetoi edhe SHBA

Shqipëria

Akuzat për financime ruse në PD, ambasadori Karpushin: Të pabaza, hetoi edhe SHBA

Më: 18 mars 2018 Në ora: 15:33
Ambasadori i Rusisë në Tiranë, Aleksandër Karpushin

Ambasadori i Rusisë në Tiranë, Aleksandër Karpushin, ka folur për herë të parë për akuzat e ngritura ndaj Partisë Demokratike, se është financuar nga biznesmenë rusë për të lobuar në SHBA.

Në një prononcim për News24, Karpushin, i ka quajtur këto akuza të pabaza.

Ai tha se për këtë çështje është hetuar edhe në SHBA dhe nuk është faktuar asgjë.

“Akuzat për financimin rus janë të pabaza. Dhoma e përfaqësuesve në SHBA ka hetuar, por nga hetimet në SHBA nuk u faktua asgjë”, deklaroi Karpushin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat