Javë vendimtare e dialogut Shqipëri-Bruksel

Shqipëria

Javë vendimtare e dialogut Shqipëri-Bruksel

Më: 17 mars 2018 Në ora: 23:56
Jean-Claude Juncker dhe Edi Rama

Më 17 prill, Komisioni Evropian do të publikojë ‘paketën e zgjerimit’, e cila, sipas burimeve nga BE, pritet të njoftojë dorëzimin e rekomandimeve në Këshillin e Evropës për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, raporton ANSA.

Pikërisht lidhur me perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, të martën më 20 mars në Bruksel, do të mbahet një konferencë me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama, ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, së bashku me Presidentin e Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, e organizuar nga eurodeputeti David Sassoli.

“Shqipëria është e gatshme për të hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, deklaron eurodeputeti David Sassoli, duke shtuar se “vitet e fundit, ajo është angazhuar në reformat që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, qeverisjes, ekonomisë dhe drejtësisë”.

Ky takimi parashikon një javë vendimtare për dialogun midis Tiranës dhe Brukselit, ku negociatorët shqiptarë do të jenë në Bruksel të hënën më 19 mars. Dhe fjala e fundit do të jetë për 28 vendet anëtare të BE.

Kushti i fundit që duhet të plotësojë Tirana është zbatimi i plotë i reformës në drejtësi, e cila përfshin procesin e verifikimit të përbërjes së organit gjyqësor në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat