Shi dhe erëra të forta sot e nesër. Javën tjetër ndodh e papritura me kohën

Shqipëria

Shi dhe erëra të forta sot e nesër. Javën tjetër ndodh e papritura me kohën

Më: 17 mars 2018 Në ora: 22:56
Ilustrim

Gjatë pasdites së sotme shirat shtohen në zonën e Veriut, ndërsa pritet fuqizim në mbrëmje dhe gjatë natës në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, shpejtësia e erës në mesditë ka shënuar deri 70 km/h, por në zonat jugperëndimore, në momente të shkurtra ka arritur deri 102 km/h.

Koha vijon kryesisht e vranët me shira të dobët në Jug por shira deri mesatarë në Veri - Qendër. Mbrëmja dhe orët e natës sjellin shtim të shirave, në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm gjatë së shtunës duke u ngjitur deri 24 - 25°C por e diela sjell rënie me 3 - 4°C duke luhatur ekstremumet termike nga 2 – 20°C.

Ndërkaq, Meteoalb parashikon se javën tjetër sjell rënie të temperaturave dhe do të ketë rënie dëbore në zonat malore të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat