Arrestimi i kryebashkiakut të Lezhës, Vasili: Prokuroria e orientuar në goditjen e opozitës

Shqipëria

Arrestimi i kryebashkiakut të Lezhës, Vasili: Prokuroria e orientuar në goditjen e opozitës

Më: 17 mars 2018 Në ora: 22:27
Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, nuk ka preferuar të komentojë mbi arrestimin e kreut të bashkisë së Lezhës dhe zyrtarëve të tjerë lokalë për abuzimet me pronat, duke deklaruar se nuk e njeh çështjen në planin juridik.

Por, Vasili, i jep të drejtë PD-së e cila akuzon për drejtësi selektike. I ftuar në Ora News, Vasili tha se ka një prokurori qartësisht të orientuar në goditjen e  shumë personave që kanë lidhje të drejtëpërdrejta ose jo të drejtëpërdrejta me opozitën.

Vasili: Çështjen e kryebashkiakut të Lezhës nuk e njoh në planin juridik, akuzave. Është një çështje e koklavitur, nuk e njoh dhe nuk mund të flas. Gjëja e vetme që të bën përshtypje, dhe që PD besoj se ka të drejtë, është që ka një prokurori qartësisht të orientuar në goditjen e  saj në drejtim të shumë personave që kanë lidhje të drejtëpërdrejta apo jo të drejtëpërdrejta me opozitën, ndërkohë që një anketë e fundit nxjerr korrupsionin në nivelin e 88-89%. Një korrupsion kaq i gjerë paska afektuar përfaqësues të cilët janë të gjithë të lidhur me opozitën dhe drejtësia shqiptare arrin plotësisht suksesin e saj duke luftuar këtu dhe lënë gjithë këtë masë korrupsioni të indentifikuar. Akuzat e shumta ndaj qeverisë. Çuditërisht andej ka një heshtje, nuk ka asnjë proces të filluar. Mbyllje të proceseve. Natyrshëm PD ka formuluar këtë qëndrim politik që ka një drejtësi selektive, është evidente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat