Dalin detaje rreth Komisionit Hetimor ndaj Saimir Tahirit, ja dy çështjet kryesore

Shqipëria

Dalin detaje rreth Komisionit Hetimor ndaj Saimir Tahirit, ja dy çështjet kryesore

Më: 17 mars 2018 Në ora: 18:56
Saimir Tahiri

Detaje të reja rreth Komisionit Hetimor ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri janë zbuluar nga deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj.

Ky i fundit, i ftuar në studion “Opinion” në “News 24” ka folur rreth komisionit hetimor të ngritur për ish-ministrin e Brendshëm, që sipas tij është aksioni i parë politik që po ndërmerret.

Ai dha më tepër detaje rreth objektivave që ka ky komision që sipas tij janë dy çështje kryesore, së pari për fenomenin e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

“Ky fenomen ka pasur edhe mbështetje politike, një zhytej totale politike, siç është rasti i përfshirjes së Saimir Tahirit. Komisioni hetimor nuk heton hetimet e prokurorisë, nuk e lejon ligji, ajo çka ne kemi interes është korrektesa ligjore, pra fakti, a e kanë mbështetur apo e kanë penguar të drejtën për të hetuar të organeve të Prokurorisë. Ky Komision Hetimor do të ketë një afat kohor, pra një periudhë e caktuar kohore prej nga do të fillojë puna hetimore. Sa i takon rasteve të kultivimit të drogës në Shqipëri”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat