Britania e Madhe qasje miqësore ndaj shqiptarëve, fëmijët mësojnë gjuhën shqipe

Shqipëria

Britania e Madhe qasje miqësore ndaj shqiptarëve, fëmijët mësojnë gjuhën shqipe

Më: 17 mars 2018 Në ora: 15:28
Pandeli Majko në Shqipëri

Britania e Madhe ka qasje miqësorë  ndaj komunitetit shqiptar dhe ne do të rrisim bashkëpunimin mes dy vendeve që nxënësit të kenë mundësi të mësojnë gjuhën shqipe, deklaroi sot Ministri i Shtetit për Diasporën i cili vizitoi shkollën plotësuese shqipe në Kilburn të Londrës.

Ministri i Shtetit për Diasporën vizitoi shkolla e themeluar me iniciativë të organizatave shqiptare që veprojnë atje që ofron kurse të gjuhës shqipe gjatë së shtunës.

Ministri Majko u pritë nga nxënës të veshur me kostume tradicionale të cilët i uruan mirëseardhjen , ndërsa ministri u përcolli falenderimet e tij mësuesve dhe prindërve për punën e jashtëzakonshme, si dhe  vuri theksin tek rëndësia e të folurit shqip ne familje.

Në fjalën e tij, Majko tha se nëna ka rolin kryesor në transmetimin e gjuhës tek fëmijët dhe shmangien e asimilimit të brezave të rinj, si dhe informoi mësuesit, prindërit dhe përfaqësuesit e shoqatës “Ardhmëria” mbi planin e përbashkët të veprimit me qeverinë e Kosovës, sa i përket arsimit shqip në diasporë.

Marrëveshjet e arritura mes dy qeverive, tha Ministri, do të ndihmojnë për t’u mundësuar të gjithë shqiptarëve jashtë vendit qasje më të lehtë ndaj librave dhe arsimit shqip.

Po ashtu, Majko foli për hapat e ndërmarrë për realizimin e kurikulave dhe ngritjen e grupit të punës që do të hartojë librat e standardizuar të gjuhës, si dhe vlerësoi qasjen miqësore të Britanisë ndaj komunitetit shqiptar dhe u shpreh i përkushtuar për forcimin e bashkëpunimit sa i përket diasporës atje.

Gjatë bashkëbisedimit, prindërit dhe mësuesit parashtruan shqetësimet dhe problematikat e tyre, duke shpresuat që vizita e Ministrit Majko të shërbejë si një pikënisje për bashkëpunime të mëtejshme me autoritetet shqiptare.

Gjatë vizitës në shkollën shqipe Majko u shoqërua nga Ambasadori i Shqipërisë në Londër, Qiriako Qirko. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat