Moti i keq, Shkodra rrezikohet nga përmbytjet

Shqipëria

Moti i keq, Shkodra rrezikohet nga përmbytjet

Më: 17 mars 2018 Në ora: 15:08
Përmbytjet

Situatë e rënduar në Shkodër të Shqipërisë për shkak të përmbytjeve. Instituti i Gjeoshkencave ka dhënë alarmin për zgjerimin e hartës së zonave të përmbytura. Ky institucion shprehet se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta. Në basenin e Drinit dhe Bunës, si edhe në liqenin e Shkodrës sot do të vazhdojë që të ketë nivele të larta të ujit dhe rritje të hartës së përmbytjes.

Situata pritet të përkeqësohet të dielën pasi do të vazhdojë rritja e prurjeve në pjesët e larta malore të basenit duke përfshirë edhe hidrocentralet mbi lumin Drin. Për arsye të shtimit të rrezikut nga përmbytja, është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës. Në pjesën tjetër të territorit përgjatë ditëve në vazhdim parashikohet rritje e ndjeshme e prurjeve duke rritur rrezikun nga përmbytjet në gjithë pjesët fushore të lumenjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat