Xhafaj: Superaksion i Policisë, goditen 7 grupe kriminale

Shqipëria

Xhafaj: Superaksion i Policisë, goditen 7 grupe kriminale

Më: 17 mars 2018 Në ora: 14:12
Fatmir Xhafaj

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka përshëndetur atë që ai e quajti “superaksion” të Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera ligjzbatuese për goditjen e njëkohshme të 7 grupeve kriminale.

“Një superaksion i finalizuar nga Policia e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese në vend. Goditje njëkohësisht e disa grupeve kriminale. 7 në 1. Shumë shpejt detaje të tjera nga Policia e Shtetit”, shkroi Xhafaj në Twitter.

Sipas ministrit, kjo është dëshmi e “Forcës së Ligjit dhe profesionalizmit në rritje të Policisë. Bashkëpunim i shkëlqyer me partnerët amerikanë dhe europianë. Tregues i qartë i besueshmërisë ndaj Policisë së Shtetit. Forca e Ligjit do të vazhdojë të ndëshkojë të tjera grupe kriminale.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat