Financimi rus, Balla: Lulzim Basha të ndiqet penalisht

Shqipëria

Financimi rus, Balla: Lulzim Basha të ndiqet penalisht

Më: 17 mars 2018 Në ora: 12:43
Taulant Balla

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha duhet të ndiqet penalisht dhe të ndëshkohet moralisht për financimin rus të Partisë Demokratike tha në një dalje për mediat, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Ai thotë se Basha duhe të japë shpjegime si personi kryesor “për një sërë veprash penale e për të zbardhur një orë më parë këtë skandal të rëndë”.

“Lulzim Basha dhe PD duhet të marrin të gjitha përgjegjësitë e vetë për financimin e paligjshëm në kohën e çadrës së Republikës së Re. Burime të errëta të këtij financimi, ku përfshihen edhe xhepa oligarkësh ruse, janë një arsye e pashmangshme që Lulëzim Basha të ndiqet penalisht dhe kjo PD e marrë peng prej tij, të ndëshkohet moralisht nga çdo demokrat i ndershëm”, tha Balla.

Balla tha më tej se Basha duhet të tregojë se çfarë ka premtuar në këmbim të këtyre pagesave të biznesmenëve rusë.

“Ça është kjo dhuratë ruse për Lulzim Bashën dhe përse i është dhënë, dhe çka është më e rëndësishme ca ka premtuar Lulzim Basha në këmbim të këtyre pagesave biznesmenëve rus. Shqiptarët duan të dijnë të vërtetën. Dhe brenda PD-së janë shumë zëra publikë që kërkojnë të dijnë të vërtetën. Ne duam të dimë si e ka financuar Lulzim Basha fushatën e turpshme të nxirrjes së imazhit të Shqipërisë në institucione dhe media amerikane. Është dëm i madh që i është bërë Shqipërisë dhe shqiptrarëve, po sot është momenti që Lulzim Basha të tregojë nga i ka gjetur këto para?”, vijoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat