Basha reagon për herë të parë për arrestimin e Frrokajt

Shqipëria

Basha reagon për herë të parë për arrestimin e Frrokajt

Më: 17 mars 2018 Në ora: 12:37
Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar sot për herë të parë në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj, i zgjedhur i PD-së në vitin 2015.

Sipas Bashës, nuk mund të ketë drejtësi selektive, që një grusht kryebashkiakësh të korruptuar të kësaj qeverie të mos dalin para drejtësisë.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Nuk mund të drejtësi nëse Dako, Tahiri, Ahmetaj, Sejdini dhe një grusht kryebashkiakësh të korruptuar të kësaj qeveri nuk do të dalin para drejtësinë

Sot dua tu them të gjithë shqiptarëve se ne urojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm.

Qëndrimi im dhe i PD-së është i pandryshuar, të gjithë duhet të jemi të barabartë para ligjit, por ne kërkojmë që hetimi të jetë transparent dhe i paanshëm.

Shqiptarët kërkojnë një drejtësi të pandikuar nga axhenda politike selektive të orientuara nga një krah politik drejt një krahu tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat