Spahiu thirrje opozitës: 3 arsyet pse duhet të mbështesni Prokuroren e Përgjithshme

Shqipëria

Spahiu thirrje opozitës: 3 arsyet pse duhet të mbështesni Prokuroren e Përgjithshme

Më: 17 mars 2018 Në ora: 10:53
Kreshnik Spahiu

Ish kreu i aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu i kërkon opozitës që të mbështesë aksionet e fundit në lidhje me arrestimet e bujshme që janë bërë me urdhër të organit të akuzës në vend.

Ai shkruan se janë tre arsyet bazë pse kampi opozitar duhet të mbështesë prokuroren e përgjithshme në lidhje me zhvillimet e fundit politike që kanë ndodhur në vend.

Postimi

Koha per ndryshim

Opozita duhet të mbështes arrestimet e fundit dhe Prokuroren e Përgjithshme për 3 arsye:

1- Që të ketë të drejtë morale nesër për të kërkuar arrestime dhe të ministrave socialistë!

2- Që Brukseli dhe Ëashingtoni të mos identifikojë partitë si banda mafioze politike.

3- Që të demostrojë se pranon drejtësinë për t’ja pastruar oborrin nga llumi dhe jo të largojë vetëm kritikët e kryetarit…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat