Vetëflijimi i Lirak Bejkos, ish të përndjekurit sërish në grevë: Sakrifica shkoi kot

Shqipëria

Vetëflijimi i Lirak Bejkos, ish të përndjekurit sërish në grevë: Sakrifica shkoi kot

Më: 17 mars 2018 Në ora: 09:06
Lirak Bejko

6 vjet nga vetësakrifikimi i Lirak Bejkos, ish-të përndjekurit kanë hyrë sërish në grevë, ndërsa thonë se asgjë nuk ka ndryshuar. Vite të tëra pritje dhe protesta nuk kanë sjellë dëmshpërblimet për vitet e burgut. Tre ish-të përndjekur, protagonistë tragjikë të një historie pa fund, rrëfejnë për “Channel One” se sakrifica e mikut të tyre u shërbeu vetëm pushtetarëve.

Agim Kollçaku, një nga të burgosurit politik të regjimit doktatorial, ndonëse në moshën 62-vjeçare, vijon të kërkojë dëmshpërblimin për 15-vite burg që i ka bërë, pasi tentoi të arratisej nga vendi.

Agim Kollçaku, ish i përndjekur: Na kapën në Kukës, na burgosën siç ishte ligji i sistemit diktatorial. Bëra burgun, ndonëse kaluan 28 vite demorkaci, nuk kam marrë ansjë këst të burgut që kam bërë. Shpresuam që do na ndihmonin, por deri tani asnjë gjë nuk na dhanë.

Pjesëmarrës i çdo greve apo proteste nga ana e të përndjekurve, Agimi thotë, se 6-vite pas vetëflijimit të mikut të tij, Lirak Bejko akti i tij nuk i shërbeu kauzës së të përndjuekurve, për statusin dhe dëmshpërblimet, por vetëm atyre që shfrytëzuan këtë shtresë për përfitime politike.

Agim Kollçaku, ish i përndjekur: Liraku për ato që deshën qeverinë, ia vlejti, për ne të shkretët që iku, kot shkoi sakrifica.

Edhe për Hornito Martinin, që ka qëndruar në burgje për shumë vite, dhe që ende nuk ka marë ansjë këst nga dëmshpërblimi që i takon me ligj, sakrifica e Lirak Bejkos shkoi kot, pasi të përndjekurit vijojnë të mbeten të persekutuar.

Hornito Martini, ish i përndjekur: Asnjëherë jeta e njeriut nuk mund të vlerësohet me një gruasht para apo thasë me para.

Agim Kollçaku, Hornito Martinin dhe Petrit Lipo janë tre ish të dënuar politikë të regjimit komunist, të cilët prej pesë ditësh ngritën një çadër greve në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet, prej së cilës ata u nxorën nga policia bashkiake dhe qëndruan në komisariatin e policisë për 9 orë.

Agim Kollçaku, ish i përndjekur: Na kanë nxjerrë me dhunë nga çadra. Nuk na lanë as rrobat, as telefonat, as këpucët që ti merrnim, por na çuan në komisariat. Aty qëndruam për 9 orë.

Tre ish të përndjekurit i kanë bërë thirrje qeverisë të ulet e të negociojë për kërkesat e tyre për t’i futur në listat e dëmshpërblimit.

Lirak Bejko ish i përndjekur u vetëdogj gjatë grevës në Tiranë më 10 tetor 2012, kur grevistët kishin hyrë në ditën e 19-të të grevës së urisë dhe humbi jetën në spitalin e Barit të Italisë më 2 nëntor 2012.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat