Rriten temperaturat por s'ndahet shiu, ky është moti për sot

Shqipëria

Rriten temperaturat por s'ndahet shiu, ky është moti për sot

Më: 17 mars 2018 Në ora: 08:25
Ilustrim

Deri në orët e pasdites, kthjellime dhe vranësira dominojnë Jugun dhe zonat Qendrore ndërsa vranësira dhe shira të dobët do ketë në Veri. 

Pasditja fuqizon shirat në Veridhe gradualisht në mbrëmje e gjatë natës, shirat bëhen mesatarë edhe në zonatQendrore dhe Jugore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten me 3-4°C në të dy ekstremumet termike ditore të cilat variojnë nga 6-24°C.

Era do fryjë mesatare por e fortë në zonat bregdetare, me shpejtësi mbi 70 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat