Pronat, Nesturi: Bashkia Lezhë të shkrihet! Yzeiri: Shtet pa inventar

Shqipëria

Pronat, Nesturi: Bashkia Lezhë të shkrihet! Yzeiri: Shtet pa inventar

Më: 16 mars 2018 Në ora: 22:11
Debati

Analisti Plator Nesturi i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv për të komentuar skandalin e grabitjes së pronave shprehet se pas arrestimit të 12 zyrtarëve në Lezhë dhe 11 të tjerëve që janë në kërkim, bashkia Lezhë të shkrihet, pasi të gjithë janë të përfshirë.

“Të shkrihet komplet bashkia e Lezhës. Pandëshkushmëria dhe fakti që drejtuesit e lartë dhe vartësit për të firmosur urdhra ka bërë që të shtrihet më gjerë, kjo sjell kulturën e heshtjes. Pasi edhe ai që e firmos e kupton që nuk është e rregullt, por e bën për të mbajtur vendin e punës. Ky fenomen është shtrirë në të gjithë vijën bregdetare” deklaroi ai.  

Ndërsa Ilir Yzeiri  u shpreh se shteti ende nuk ka një inventar për pronat dhe nuk e kontrollon territorin. “Kemi 30 vite që nuk i numërojmë dot njerëzit dhe nuk evidentojmë tokën. Ky shtet nuk po ndanë dot tokën dhe të bëjë një inventar, në mënyrë që këtë pasqyrë ta ketë pushteti vendor.

Gjithmonë do të ketë hajdutë, por shoqëria përgatitet që hajduti të ketë frikë, kurse këtu nuk ka rregulla. Po të mos kishte pasur ankesë, ai kryebashkiaku i Lezhës do të kishte ardhur deri në Durrës. Ne jemi pa qeverisje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat