Hoxha që filmoi nusen vrasëse flet në gjyq: Pse vendosa ta regjistroj kur erdhi të rrëfehej

Shqipëria

Hoxha që filmoi nusen vrasëse flet në gjyq: Pse vendosa ta regjistroj kur erdhi të rrëfehej

Më: 16 mars 2018 Në ora: 19:24
Hysen Shehu

Hoxha Hysen Shehu ishte i pari që mësoi të vërtetën tronditëse, për vrasjen e Lirije Lamit nga nusja e saj. Ishte pikërisht kjo e fundit ajo që ishte drejtuar te Hoxha dhe në një rrëfim 72 minutësh, kishte treguar cdo gjë, me detaje.

E ky rrëfim është filmuar nga hoxha dhe tashmë është në duart e hetuesve.

“Më erdhi Marjana Cmeta për t’u rrëfyer. Sipas fesë, një femër nuk lejohet të vijë e vetme. I kërkova të vijë herë tjetër e shoqëruar nga familjarët. Për të shmangur keqkuptimet vendosa ta regjistroj. Regjistrova biseden e nuses qe te hiqja cdo dyshim”, është shprehur ndër të tjera sot në gjykatë Hoxha i arrestuar tashmë.

Për moskallëzimin të ngjarjes në organet kompetente, ai është justifikuar kështu: Feja nuk më lejon ta denoncoj në polici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat