Ç’po ndodh me shoqërinë shqiptare? Tre vajza të tjera tentojnë vetëvrasjen

Shqipëria

Ç’po ndodh me shoqërinë shqiptare? Tre vajza të tjera tentojnë vetëvrasjen

Më: 16 mars 2018 Në ora: 15:03
Ilustrim

Tre raste të tjera të tentativës së vrasjes me medikamente helmuese janë shënuar ditën e djeshme në vend. Njëri rast është në Tiranë, ku sipas policisë, më datë 15.03.2018, në rrugën “Ali Demi”, në banesë, shtetësia A.XH, vjeç 20, ka konsumuar një sasi aspirinash, për pasojë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Në Kurbin, në fshatin Ferrshkopet, në banesë, në kushtet e depresionit është vetëhelmuar me ilaç miu, shtetësia K.D, vjeç 20, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për vlerësim.

Ndërsa burimet nga Komisariati i Policisë Mat bëjnë me dije se më datë 15.03.2018 në fshatin Mallunxë, në banesë shtetësia F.M, vjeç 35, nga pakujdesia ka konsumuar një sasi pesticide bujqësore, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, si ngjarje aksidentale.

Para dy ditësh, 5 raste në një ditë përfunduan tragjikisht për 3 persona që humbën jetën pasi kishin pirë fostoksinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat