Vasili: Shqipëria pa shtet, ekonomia e rrënuar

Shqipëria

Vasili: Shqipëria pa shtet, ekonomia e rrënuar

Më: 16 mars 2018 Në ora: 15:03
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili , në mesditën e sotme ka dalë në një konferencë për gazetarët. Ai akuzoi kryeministrin e vendit për situatën ekonomike në të cilën ndodhet momentalisht vendi. Heqja e ndihmës ekonomike është jo një ndihmë jetikë, por ndihmë biologjike për bukën e gojës, tha Vasili.

Paketa që qeveria ofroi apo ndihma ekonomike nuk ofron jo minimunin jetik por as minimunin biologjik. Shqipëria e këtij kryeministri nuk lufton dot as varfërinë. Nga dje është fare qartë se shqiptarët janë pa një drejtim shtetëror. Ka vetëm një objektiv, të shpërdorojë për palma të thara, dhe sheshe jo frytdhënëse.

Ka pasur në zyrën e prokurorisë hetim për çështjen e koncensioneve. Prokurorja Marku tha që ka gjetur dosje të vjetra dhe nuk i ka penguar të hetohen, jam plotësisht dakord me të dhe e mbështes që të vazhdojë hetimi i koncensioneve." është shprehur Vasili.

Për sa i takon pozicionimit LSI janë të vendosur shumë qartë në opozitë. Salla e Parlametit tregoi këtë gjë, votimi tregoi të njëjtën gjë. Dje jo vetëm për LSI, por edhe për Bashën, pasi opozita dhe 2 liderat e saj treguan përpara shqiptarëve dy çështje të mëdha”, tha Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat