Gjykata e Durrësit ka rrëzuar kërkesën e ankimit të bërë nga Prokurori Dritan Gina në lidhje me shkarkimin e tij. Ai hodhi akuza mbi prokuren e çështje Anita Jella, që sipas tij ka lidhje shoqërore me kryeprokuroren Arta Marku, e cila e shkarkoi.
Dritan Gina eshte shprehur ne gjykate se, Prokurorja Anita Jella nuk ka kompetencë për hetimin e materialit që unë kam paraqitur për Markun. Jella që po merret me hetimin ka lidhje shoqërore me Kryeprokuroren Arta Marku. Ato kanë qenë në një klasë.
Ndërkohë nga ana e saj Prokurorja Anita Jella tha se mungojnë elementet e veprës penale të shpërdorimit të detyrës nga Arta Marku.
Dritan Gani u shkarkua nga drejtues i Prokurorisë së Elbasanit, nga Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku