9 deputetët e PD: Të shfuqizohet 20 shkurti si dita e viktimave të komunizmit

Shqipëria

9 deputetët e PD: Të shfuqizohet 20 shkurti si dita e viktimave të komunizmit

Më: 16 mars 2018 Në ora: 14:25
Selia e PD-së

9 deputetë të Partisë Demokratike kanë depozituar një projektligj në Kuvend sipas të cilit Dita e Kujtesës të Viktimave të Regjimit Komunist duhet të jetë 26 shkurti.

“Kjo date eshte me e pershtatshme per disa arsye: 1. Sepse masakra e nates se 26 shkurtit 1951 eshte ngjarja me tipike e krimeve te komunizmit, njeheresh me kunderligjore dhe me e pa precedent ne historine e legjislacionit shqiptar e te huaj. Ajo permbledh gjithe elementet e paligjshmërisë dhe te krimit shtetëror”, thuhet në një prej 11 arsyeve që paraqesin demokratët.

Por teksa propozojnë 26 shkutrin si Ditë të Kujtesës, ajo që bie në sy është fakti që në të njëjtin projektligj kërkohet të shfuqizohet një nen në ligjin e miratuar nga vetë PD në vitin 2010 sipas të cilit dita e Përkujtimit të viktimave të regjimit komunist është 20 shkurt.

Neni 3 që PD kërkon që të shfuqizohet

Këshilli i Ministrave shpall datën 20 shkurt, ditën e rrëzimit të bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha në Tiranë, si “Dita e përkujtimit të viktimave dhe të krimeve të komunizmit në Shqipëri”. Përkujtimi i kësaj date bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

ARGUMENTET E PD PER 26 SHKURTIN

Regjimi komunist ne Shqiperi shkaktoi mijera viktima te pafajshme. Krahasuar me vendet e tjera ish-komuniste, ne Shqiperi regjimi komunist ka qene me i egri dhe me kriminali, qe ka ushtruar genocid te pashembullt mbi popullsine per motive ideologjike, politike dhe fetare, duke shkaktuar numrin me te madh te viktimave, krahasuar me popullsine.

Ky regjim diktatorial u karakterizua nga dhunimi masiv i te drejtave dhe lirive te njeriut, arrestimet, burgimet dhe ekzekutimet individuale e kolektive pa gyq apo me gjyqe politike, zhdukjet, debimet dhe intemimet masive neper kampet e perqendrimit apo te intemimit, vdekjet nga torturat, uria, puna sklaveruese, terrori psikologjik e fizik, dhunimi i ndergjegjes, mendimit te lire, besimit fetar, perbaltja e damkosja e kundrshtarve si armiq e tradhtare, tjetersimi i njeriut, grabitja e prones , ndalimi i shkollimit, i levizjes se lire dhe pluralizmit politik.

Krimet u justifikuan ne emer te teorise marksiste te luftes se klasave dhe te parimit te diktatures se proletaristit dhe u zbatuan ekstremisht nga Partia e Punes me stalinistin e perbetuar Enver Hoxha ne krye dhe nga organet e diktatures, me pararoje Sigurimin e Shtetit.

Shqiperia u shnderrua ne nje burg te madh. Te dhenat paraprake mbi burgimet, pushkatimet dhe intemimet , te nxjerra nga arkiva e Institutit Shteterot te Integrimit te te Pemdjekurve Politike, tregojne se:

Te ekzekutuar 6.023 vete;

Te vdekur ne burg 1.065 vete;

Te burgosur 17.300 vete;

Te semure mendore te motivuar politikisht 900 vete;

Te intemuar 180.000 vete;

Te vdekur ne intemim 9.000 vete. Po t’u shtojme ketyre shifrave edhe numrin e femijve te intemuar nen 14 vjet, qe nuk jane regjistruar dhe perfshire ne keto lista ne kampet e intemimeve, atehere rezulton se numri i pergjithshem i atyre qe kane pesuar drejtperdrejt persekutimin arrin mbi 300.000. Duke marre parasysh se gati 70% e tyre i perkasin periudhes deri ne vitin 1954, kur popullsia e vendit ishte afersisht 1.000.000 njerez, rezulton se 1/3 e asaj popullsie eshte denuar e persekutuar direkt ne burgje e kampe intemimi. Nese i shtojme kesaj shifre edhe te denuarit politike, qe jane evidentuar nga studimet e viteve te fundit bazuar ne arkivat e Ministrise se Brendshme, atehere rezulton e denuar nje shifer e frikshme e popullsise.

Sa per torturat dhe vuajtjet e te denuarve nepet burgjet dhe kampet e intemimeve, nuk ka asnje krahasim me vendet e tjera ish-komuniste. Ne nje ekspozite ne Berlin jane ekspozuar tre objekte brenda nje xhami: nje minidyshek, nje shtrese kashte dhe nje rrase guri. Dy te paret simbolizojne dysheket e burgjeve te vendeve te ndryshme te Europes Lindore e Qendrore, ndersa rrasa e gurit simbolizon 9imenton e qelive te burgjeve komunist , ku jetonin, flinin e vdisnin te burgosurit shqiptare. Ata qe u torturuan (u perdoren 24 lloje torturash sipas arkivit te Ministrise se Brendshme) apo vdiqen neper burge, apo qe u pushkatuan, ua zhduken edhe eshtrat e mbeten edhe pa varr.

Nje pjese e madhe e eshtrave te te zhdukurve ende nuk eshte gjetur edhe sot. Renia e regjimit komunist nuk u pasua me nje hetim dhe ndeshkim ligjor te krimeve dhe te krimineleve; persekutoret nuk u perballen me drejtesine, nuk u kerkua falje viktimave te genocidit komunist. Rjedhimisht edhe njohja dhe denoncimi i krimeve te komunizmit, ndergjegjesimi i opinionit publik shqiptar, sidomos i brezit te ri per ate tragjedi kombetare me pasoja te renda, ishte dhe eshte fare i dobet, nderkohe qe propaganda komuniste qe ende vazhdon ne politike, mediat, botimet, tekstet shkollore, filmat e periudhes se socializmit etj, ben punen e vet per motivimin e krimeve, madje edhe mitizimin e bemave te komunizmit.

Nderkohe shteti demokratik nuk e ka kryer rolin e tij ne kete drejtim, ndonese jane miratuar edhe dy rezoluta te Asamblese se Keshillit te Europes per ndeshkimin nderkombetar te krimeve te regjimeve totalitare komuniste, ashtu si jane denuar edhe krimet e Nazifashizmit: njera rezolute nr.1096 viti 1996 dhe tjetra nr. 1481 e vitit 2006. Dekomunistizimi i shoqerise shqiptare ne teresi, vecanerisht i politikes, eshte nje kusht i domosdoshem per ndarjen nga e kaluara kriminale dhe per perparimin e Shqiperise, integrimin e saj ne bashkesine euro-atlantike. Njohja e historise se vertete, studimi objektiv i periudhes se Luftes II dhe i periudhes se socializmit, rishkrimi i historise si edhe vleresimi moral i viktimave dhe martireve, evidentimi i genocidit dhe krimeve, denimi i tyre moral dhe ligjor, jane parakushtet e dekomunistizimit.

Po ashtu, edhe nderimi, respektimi dhe ndihma shteterore ndaj viktimave qe ende jane sot gjalle dhe familjeve te tyre. i gjithe ky proces eshte i lidhur edhe me kujtesen historike. Pa njohur te shkuaren, nuk mund te kuptojme te tashmen dhe nuk mund te ecim te sigurt ne te ardhmen. Pa njohur dhe ndeshkuar krimet e pandeshkuara te se shkuares, nuk mund te vihet ne vend drejtesia, nuk mund te behet pajtimi dhe bashkimi kombetar. Pajtim nepermjet te vertetes dhe drejtesise.

Shqiptarin e ka vrare me shume sesa plumbi, padrejtesia e historise, fshehja e se vertetes, falsifikimi i saj, perbaltja e njerezve te denje dhe glorifikimi i krimineleve, ndarja dhe urrejtja e ushqyer nga komunizmi. Kete gje kerkojne edhe rezolutat e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes: “Asambleja beson se pozicionimi i qarte i bashkesise nderkombetare do te sheshoje rrugen per paqtim te metejshem. Ca me shume, kjo gje shpresojme te inkurajoje historinet ne mbare boten … ” (Rezoluta nr. 1481,viti 2006). Krahas ketyre eshte shume e dobishme edhe kujtesa e vete viktimave qe kane mbetur gjalle, apo te atyre qe i kane perjetuar ngjarjet.

Zerat e kujteses. Gjithashtu, per kujtesen sherben edhe ngritja e memorialeve, ngritja e obeliskut te Viktimave dhe te Krimeve te Komunizmit”, kthimi ne muze i burgjeve dhe kampeve te perqendrimit, si burgu i Spacit apo te kampit te intemimit te Tepelenes.

Sepse vendimi per kryerjen e kesaj masakre kolektive u more , jo ne sallen e gjyqit, por ne Byrone Politike te PPSH, ne mbledhjen e dates 20.02.1951. Me propozim te Ministrit te Brendshem, Mehmet Shehut, u vendos te merreshin masa te jashtezakonshme represive “pa marre parasysh ligjet ne fuqi”.

Ai kerkoi qe te arrestoheshin menjehere 100 ose 150 vete, nga te cilet 10 ose 15 me te rendesishmit, te pushkatoheshin pa gjyq. Te gjithe anetaret e Byrose, perfshire Enver Hoxhen ishin dakord me keto masa represive. Pra, ishte vete Partia, vete pushteti politik, me Enver Hoxhen ne krye, qe shkelnin edhe ligjet ne fuqi dhe urdheronin nje krim shteteror, nje terrorizem shteteror, nje genocid per motive politike.

Arrestimet qe u kryen menjehere sipas vendimit te Byrose Politike, ishin jo vetem politike, por edhe te paligjshme, sepse u kryen pa ndonje urdher-arresti te prokurorit dhe pa ndonje vendim gjykate.

Arrestimet u bene mbi listat e vdekjes, te parapergatitura nga Sigurimi i Shtetit ne Ministrine e Brendshme, por qe nuk lidheshin me ngjarjen ne Ambasaden Sovjetike. U perzgjodhen 22 intelektuale properendimore, mes tyre dhe shkencetarja e pare shqiptare Sabiha Kasimati, qe s’kishin asnje lidhej apo njohje me njeri-tjetrin. 4. Personat qe u pushkatuan u zgjodhen nga gjithe hapesiara shqiptare, por qe jetonin ne Tirane: qytetare nga Gjakova, Shkupi, Shkodra, Dibra, Tirana, Korea, Delvina, Gjirokastra, Çameria etj, ne menyre qe terrori shteteror komunist te godiste gjithe Shqiperine.

Akuza e Prokurorit ushtarak, qe mban daten 25.2.1951 ishte: “Jane vene ne sherbim te spiunazheve te huaja imperialiste; jane bere anetare te nje organizate terroriste. Kane propoganduar rrezimin me dhune te Pushtetit popullor dhe kane hedhur parrulla pro shperthimit te nje lufte te re nga ana e imperialisteve amerikano – angleze e sateliteve te tyre”?!. Nje akuze kolektive per terrorizem, e pa u mbeshtetur ne asnje prove apo deshmi.

Per denimin e tyre me pushkatin nuk u zhvillua asnje hetim, asnje pyetje, asnje gjykim, apo apelim. Pra, te gjitha veprimet u bene te kundraligjshme, duke shkelur edhe ligjet e kohes. Drejtori i Sigurimit te Shtetit, deshmon: “Per pushkatimin e ketyre personave, nuk eshte bere gjyq dhe kete e them, sepse nga zyrat e Ministrise se Brendshme ata jane 9uar direkt ne vendin e pushkatimit”.

Me qene se ekzekutimi pa gjyq beri buje, brenda dhe jashte Shqiperise, atehere Gjykata e Larte Ushtarake ne bashkepunim me Sigurimin e Shtetit, pasi ishin pushkatuar 22 te arrestuarit, nisen procedurat e perpilimit te procesverbaleve te rreme, fiktive, sikur gjyqi ishte zhvilluar. Ekzistojne dy procesverbale gjyqesore te falsifikuara te Gjykates se Larte. Njeri mban daten 26.2.1951 dhe tjetri 27.02.1951 (pas pushkatimit), procesverbale fiktive, qe nuk jane firmosur nga dy anetare te Gjykates se Larte.

Te gjitha keto manovrime e shkelje juridike, nuk e mbuluan dhe nuk e fshehen dot masakren e kryer pa gjyq dhe pa asnje fajesi te provuar. Atehere mafia politike dhe juridike, mbeshtetur edhe ne pervojen sovjetike te dhunes e terrorit shteteror Stalinist, hartoi nje dekret, qe perligjte dhe justifikonte kete praktike kriminale dhe antiligjore. Ishte nje dekret, i dale nga presidenca e Republikes, qe siguronte e perligjte arrestimet, vrasjet dhe burgimet masive nga ana e organeve te diktatures, qe shmangte etapat e procedures penale e civile, perbente nje mohim te plote te principeve te drejtesise, nje shkelje te perbinshme te te drejtave dhe lirive te njeriut, nje perdhosje te Kushtetutes e te ligjeve te asaj kohe, si edhe karten e OKB te firmosur nga Qeveria shqiptare.

Viktimat e pafajshme, u pushkatuan ne mesnaten e 26-27 shkurtit ne breg te lumit Erzen, prane fshatit Menik dhe u hodhen ne nje grope te madhe te perbashket, te lidhur me njeri tjetrin me tela me gjemba. Ne mesnate fshataret e Menikut degjuan krisma te panderprera pushkesh, ndersa ne te gedhire pane nje skene te llahtarshme, ku diku dilte nje

10. Fakti qe viktimat ishin te pafajshme, u vertetua edhe ligjerisht 8 muaj me vone, (Tetor 1951), kur nje gjykate speciale denoi ata persona, qe kishin hedhur ne te vertete dinamitin ne oborrin e Ambasades Sovjetike.

11. Menjehere pas arrestimit dhe pushkatimit te viktimave, u organizua nje operacion masiv spastrimi, u intemuan dhunshem dhe pa anje vendim gjykate familjet “reaksionare” ne kampet e perqendrimit dhe te punes. Perfundimisht, vleresojme se data e 26 Shkurtit, per arsyet e parashtruara, duhet te jete Dita e Kujteses se Viktimave te Regjimit Komunist. Per kete arsye, propozojme nje shtese ne ligjin nr. 7651, date 21.12.1992, “Per festat zyrtare e ditet perkujtimore”, te ndryshuar”, ku te shtohet neni 111 per shpalljen e dates 26 Shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat