Atrrestimi i kryebashkiakut të Lezhës, ja për çfarë akuzohet Fran Frrokaj

Shqipëria

Atrrestimi i kryebashkiakut të Lezhës, ja për çfarë akuzohet Fran Frrokaj

Më: 16 mars 2018 Në ora: 13:10
Fran Frrokaj

Fran Frrokaj, i zgjedhur që nga viti 2015 si kryebashkiak i Lezhës është arrestuar mesditën e sotme nga policia. Bashkë me të është ndaluar edhe nënkryetari dhe dhjetëra zyrtarë të Bashkisë së Lezhës.

Hetimet ndaj tyre kishin muaj që vazhdonin. Ato janë drejtuar nga sektori i antikorrupsionit në Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Por për çfarë është shoqëruar sot Fran Frrokaj në polici?

Burimet kanë bërë të ditur për SYRI.net se, ndaj Frrokajt dhe zyrtarëve të tjetër të bashkisë kishin nisur hetimet për tokat në Lezhë e Shëngjin.

Tjetërsim toke, mbivendosje, dhe dhënie plazhesh e prona shteti në emër të personave të ndryshëm, janë disa prej çështjeve ndaj Frrokaj dhe 24 zyrtarëve të bashkisë së Lezhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat