Salianji: Policisë i “lanë targën” grabitësit e armatosur, prangosi babain e 3 fëmijëve që bënte ëmbëlsira

Shqipëria

Salianji: Policisë i “lanë targën” grabitësit e armatosur, prangosi babain e 3 fëmijëve që bënte ëmbëlsira

Më: 16 mars 2018 Në ora: 13:03
Deputeti i PD-se, Ervin Salianji

Deputeti i PD-se, Ervin Salianji ironizon sot Policinë, që vë në pranga hallexhinjtë, por mbyll sytë para grabitësve dhe kriminelëve.

Me një shënim në faqen e tij në FB, ai shkruan se në Korçë u prangos 43 vjecari Redi Doku, pse prodhonte embelsira pa pasur license, nderkohe qe policise sipas tij, i kanë “lëne targen” grabitesit e armatosur te 5 bizneseve vetem javen e fundit në Korçë.

Postimi i Salianjit 

Super operacion i “forca e ligjit” n? Korçê.

Qeveria kokë e këmbë në luftë me krimin. Policia e Korces ka arrestuar 43 vjecarin Redi Doku, banor i lagjes 12,sepse prodhonte embelsira pa pasur license. Ne momentin e arrestimit, policia I ka gjetur ne banese 43 vjecarit 4 embelsira të cilat shërbejnë si provë materiale. I ndaluari eshte i papune dhe baba i tre femijeve.
Ndërkohë policisë i kanë “lëne targen” grabitesit e armatosur te 5 bizneseve vetem javen e fundit në Korçë.
Per kokaine, kanabis dhe krime te renda drejtimi politik i policise ka kaluar ne dore te grupeve kriminale, ata e njohin me mire situaten dhe dinë ta përdorin me efiçense kundër armikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat