Po hetohen vetëm zyrtarë të PD e LSI? Arta Marku tregon edhe presionet e politikës: I kam ndierë vetë në kurriz…

Shqipëria

Po hetohen vetëm zyrtarë të PD e LSI? Arta Marku tregon edhe presionet e politikës: I kam ndierë vetë në kurriz…

Më: 15 mars 2018 Në ora: 21:52
Arta Marku

Pyetur për mendimin e saj për sistemin e drejtësisë se cili është, kryeprokurorja e pergjithshme e perkohshme tha sot ne emisionin e Sokol Balles, Real Story: “Kam një perceptim timin, pasi jam pjesë e tij prej shumë vitesh, them se e kam parë të degradojë vit pas viti, është e dhimbshmne ta thuash por unë kështu e kam ndierë, si prokuroria e gjykata s’po e ushtrojnë më atë funksion kushtetues. Edhe opinioni publik në të njëjtën formë e ka parë këtë gjë dhe shumica e opinionit e cileëson si shumë të korruptuar.

Ajo foli edhe per presionet e politikes dhe korrupsionin ne organin e akuzes.

Keni gjëra konkrete që e provojnë?

Natyrisht se kam qene pjese e sistemit, i kam parë gjërat nga afër, pavarësisht se s’kam qenë kurrë pjese e tyre, i kam parë nga afër, i kam ndierë në kurriz,

Keni reaguar?

Kemi reaguar në mënyrën tonë, duke mbrojtur punën tonë secili që e ka parë si unë, reagime të tjera natyrisht që s’kemi pasur se sistemi ka qenë tërësisht i centralizuar dhe s’ishte e lejhtë

Problemet kanë ardhur nga lart?

Nuk them që kanë ardhur vetëm nga lart, por ka pasur shumë probleme dhe vazhdon të ketë, përdërisa reforma në drejtësi ende nuk është implementuar.

Është krijuar një perceptim se prokuroria po heton vetëm zyrtarë ose të LSI ose të PD e s’ka hetime për zyrtarë të partisë në pushtet.

Sic e thatë është perceptim i krijuar nga ata që janë në hetim, që janë dëmtuar nga cështjet në fjalë. Të gjitha cështjet e deritanishme janë cështje të vjetra, dosje që nuk i kam gjetur në tryezën time, që kanë qenë prej vitesh në hetim dhe për një arsye ose tjetër i kam gjetur aty, unë s’kam bërë asgjë përvecse s’kam penguar prokurorët të ushtrojnë punën e tyre.

Janë penguar më parë?

Nuk thashë këtë, por thashë gjendjjn në të cilën gjeta cështje të caktuara

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat