Dita e betimit mes tymueseve në Parlament, Arta Marku: Jam ndier jo mirë, prisja…

Shqipëria

Dita e betimit mes tymueseve në Parlament, Arta Marku: Jam ndier jo mirë, prisja…

Më: 15 mars 2018 Në ora: 21:41
Arta Marku

Dita e zgjedhjes së saj në krye të organit të akuzës, kur u votua në Parlament dhe u betua mbi Kushtetutë, nuk është ndonjë ditë që mund të mbahet mend, pasi opozita krijoi kaos në sallë, duke gjuajtur me tymuese.
Por si e kujton Arta Marku këtë ditë dhe si e ka përjetuar këtë moment>

“Jam ndierë jo mirë, prisja reagim nga pala tjetër se ishte bërë publik vendimi, ne komision, por mendoja reagim më institucional, më civil, por nuk dua ti kthehem.

Sa do ndikojë kjo dite te puna juaj?

S’do ketë asnjë lloj ndikimi në punën time, i kam idetë e qarta në këtë drejtim, do punoj si kam punuar deri tani në këtë drejtim, e pandikuar nga askush, në respekt të ligjeve dhe kushtetutës”.

Kush është Arta Marku? Kryeprokurorja flet për familjen e saj dhe persekutimin

Prej tre muajsh ajo ndodhet ne zyren e Prokurorit te Pergjithshem. Por kush është Arta Marku? Ja pershkrimi qe beri ajo sot ne emisionin e Sokol Balles, Real Story”:

“Vij nga një familje e thjeshtë, si shumica e familjeve shqitpare, me dy prindër të thjeshtë, babai ka qenë teknik i mesëm miniere, ndërsa mamaja ka qenë e papunë për pjesën më të madhe të kohës, deri pas viteve 90 ku si shumica e shqiptarëve filluan tregëti. Kam edhe një vëlla dhe nje moter më të vogël. Familja ime e re, perbehet nga unë bashkëshorti dhe dy vajzat, njëra 8 vjece dhe tjetra 14 muajsh.

Si është të shkëputesh nga qyteti ku ke jetuar prej vitesh?

Ka qenë vështirësia më e madhe e momentit, e kam vonuar shpërnguljen për dy muaj se e kisha të vësthirë, Tirana është qytet i zhurmshëm dhe i papastër kraharuar me Shkodrën, kemi ardhur dhe shpresojmë të përshtatemi për sa kohe do jemi.

Vini nga nje familje e persekutuar?

Mamaja ime e ka ndierë në kurriz persekutimin, babai ka qenë i dënuar dhe falë atij persekutimi mamaja ka mbetur pa shkollë pavarësisht rezultateve që i ka pasur të shkëlqyera.

Une e kam ndierë shumë pak persekutimin, sic ishte atëherë, kur vinte ne shkolle dikush i rendesishem, jepej tufa me lule, por une edhe pse isha nxënësja më e mirë nuk u lejova të jap tufën me lule.

Ndërsa per akuzat e hedhura ndaj saj pas zgjedhjes se kryeprokurore, Marku tha:

“Se kam parë në këtë prizëm, s’jam ndierë e mbrojtur apo e sulmuar jashtë mase prej askujt dhe isha e sigurt që asnjë gje s’kishte lidhje direkte me mua, jam e bindur për këtë
Secili ka kauzat e veta, ishte dicka përtej personales”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat