1 minutë heshtje për viktimat e Gërdecit, Braçe: Saliu dhe i biri vranë 26 persona

Shqipëria

1 minutë heshtje për viktimat e Gërdecit, Braçe: Saliu dhe i biri vranë 26 persona

Më: 15 mars 2018 Në ora: 21:37
Erjon Braçe

Sot u mbushën 10 vite nga tragjedia e Gërdecit, aty ku për shkak të shpërthimit në një fabrikë të demontimit të armëve humbën jetën 26 persona.

Deputeti socialist Erjon Braçe teksa akuzoi opozitën e sotme dhe qeverinë e djeshme për mungesën e drejtësisë kërkoi një minutë heshtje nga parlamenti.

 “Varfëria do drejtësi. Puna shkoi shumë larg deri te kryeministri dhe djali i tij. Unë nuk mund ta luftojë këtë mafie është shumë e madhe, kafshët kanë dalë nga kontrolli. Gërdeci na tregoi se një kryeministër, një ministër i Mbrojtjes, një tjetër i drejtësisë bënë shërbime. Dhe në fund djali më i poshtër korruptuan drejtësinë. Varfëria nuk do gënjeshtra. Këtu u gënjye pa masë. Lulzim Basha është një gënjeshtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat