Presionet e politikës mbi drejtësinë, Arta Marku: I kam ndierë vetë në kurriz

Shqipëria

Presionet e politikës mbi drejtësinë, Arta Marku: I kam ndierë vetë në kurriz

Më: 15 mars 2018 Në ora: 21:28
Arta Marku

Pyetur për mendimin e saj për sistemin e drejtësisë se cili është, kryeprokurorja e pergjithshme e perkohshme tha sot ne emisionin e Sokol Balles, Real Story: “Kam një perceptim timin, pasi jam pjesë e tij prej shumë vitesh, them se e kam parë të degradojë vit pas viti, është e dhimbshmne ta thuash por unë kështu e kam ndierë, si prokuroria e gjykata s’po e ushtrojnë më atë funksion kushtetues. Edhe opinioni publik në të njëjtën formë e ka parë këtë gjë dhe shumica e opinionit e cileëson si shumë të korruptuar.

Ajo foli edhe per presionet e politikes dhe korrupsionin ne organin e akuzes.

Keni gjëra konkrete që e provojnë?

Natyrisht se kam qene pjese e sistemit, i kam parë gjërat nga afër, pavarësisht se s’kam qenë kurrë pjese e tyre, i kam parë nga afër, i kam ndierë në kurriz,

Keni reaguar?

Kemi reaguar në mënyrën tonë, duke mbrojtur punën tonë secili që e ka parë si unë, reagime të tjera natyrisht që s’kemi pasur se sistemi ka qenë tërësisht i centralizuar dhe s’ishte e lejhtë

Problemet kanë ardhur nga lart?

Nuk them që kanë ardhur vetëm nga lart, por ka pasur shumë probleme dhe vazhdon të ketë, përdërisa reforma në drejtësi ende nuk është implementuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat