Hetimi parlamentar për drogën, mësohen emrat e PS dhe PD

Shqipëria

Hetimi parlamentar për drogën, mësohen emrat e PS dhe PD

Më: 15 mars 2018 Në ora: 20:57
Kuvendi i Shqipërisë

Në fund të seancës maratonë të ditës së sotme në Parlament, do të miratohen edhe emrat e deputetëve që do të përbëjnë komisionin hetimor për veprimin dhe mos veprimin e institucioneve rreth çështjes së drogës, përfshirë edhe rastin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Nga Partia Socialiste, anëtarët do të jenë: Ermonela Felaj, Klotilda Ferhati, Pjerin Ndreu, Paulin Stërkaj, Xhemal Qefalia dhe Bashkim Fino.

Nga opozita, PD ka 4 anëtarë: Enkelejd Alibeaj, Myslim Murrizi, Flamur Noka dhe Edi Paloka, ndërsa një është i LSI, Endrit Brahimllari.

Sipas rregullores, opozita ka kryetarin e komisionit, ndërsa Partia Socialiste ka shumicën në komision.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat