“Rama është kryehajdut, do më bëhej qejfi nëse do arrestoheshin edhe deputetë nga e djathta”

Shqipëria

“Rama është kryehajdut, do më bëhej qejfi nëse do arrestoheshin edhe deputetë nga e djathta”

Më: 15 mars 2018 Në ora: 20:38
Edi Rama

Kreun e LZHK Dashamir Shehi, duke folur për çështjen se lobimit rus të PD-së, kërkoi që Lulzim Basha të japë llogari dhe të jetë transparent.

Ndërsa për tragjedinë e Gërdecit, Shehi tha se do të dëshironte që kushdo që e ka bërë atë krim të ndëshkohej.

Ai theksoi se do të dëshironte që Rama të godiste të korruptuarit brenda se djathtës dhe nuk do i vinte aspak keq.

“Kemi rritje të varfërisë, po të ishte për tu përmirësuar do të ishim më mirë, nuk po flasim për tu bërë të pasur por për të dalë nga varfëria. Në 5 vjet qe veria Rama ka përmirësuar 3 %, por sa duhet të rrijë Edi Rama në qeverisje qe të na përmirësojë? 40 apo 60 vjet? Azia është përmirësuar 15 %, ndërsa Shqipëria në mes të Europës nuk ka përmirësim. Para 10 viteve kemi bërë 1 studim me disa sindikata, nga duhen 15,600 lekë për frymë, po e indeksoj po them 170, pra 130 euro për person. Ky është minimumi jetik që i duhet një individi në Shqipëri, por është një shifër e papërfillshme, sepse mundësitë tona ekonomike nuk e përballojnë. Qe do të thotë që një pjesë e popullsisë do vazhdojë të jetojë në varfëri. Nuk ka si del nëse nuk ka punë apo zhvillim ekonomik, nuk e nxjerr dot as qeveria.

Duhet ta marrim seriozisht, të shohim sa lart është vija e kuqe dhe ne sa poshtë dhe sa lart jemi. Që të kalohet ajo shifër duhet ekonomi tjetër, të rritet ekonomia ne 6-7%, duhet të mos vidhet ekonomia, mos të shpërdorohet. Qeveria nuk ka mundësi se i bie qe të bëjë një subvencion. Ka një buxhet që thjeshtë mund të shërbejë të rrisë pak asistencën , që ato para mos t’jua japë shokëve të tij. Si të thuash të krijojë një paqe sociale, mund të quhet graso sociale për të lubrifikuar klasat e kapitalizmit. E djathta pretendon të japë diçka më shumë se e majta. Ndryshe ka qenë politika e partisë Demokratike. PD ka përdorur 40% te buxhetit për të subvencionuar pensionet, për ndihmë sociale, kam qenë unë minister i Punës dhe i kam bërë bashkë me Bankën Botërore.

4-5 vjet që pensionet nuk rriten fare, me Berishën të paktën rriteshin diçka, ndërsa me këto nuk rritet as rrogat dhe as pensionet.

Kjo qeveri s’ka rrit asgjë. 20 mijë familje i ka përzënë nga skema e përkrahjes. 25% e meritonin për tu larguar, por jo të gjithë ato që hoqi Rama, kjo nuk është një dramë e madhe, puna është që Rama bën aksion, nuk respekton as shtetin, as ligjin as asgjë. Kjo është mënyra që ai punon së bashku me qeverinë dhe administratën e tij.

Ka vënë të paguajë shqiptarët si europianë kur ne nuk kemi rroga si europianë. Në këtë mënyrë hyjmë në nivelin e varfërisë, se disa mund të paguajnë, por jo të gjitha. Nuk ka nevojë të bëjë aksion, i ka vënë edhe një emër, “Reforma e ujit”. Për sa i përket lobimit rus, unë i kërkoj Bashës të jetë më transparent, skëmi asgjë për të fshehur. I kam kërkuar Bashës të jetë më transaprent dhe më u vendosur dhe ta mbyllim këtë muhabet" tha kreu i LZHK në Report TV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat