Debati për varfërinë/ Ministrja e Ramës: Vetingu po jep efekte, qytetarët nuk do shpenzojë kohë në gjykata

Shqipëria

Debati për varfërinë/ Ministrja e Ramës: Vetingu po jep efekte, qytetarët nuk do shpenzojë kohë në gjykata

Më: 15 mars 2018 Në ora: 20:22
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj akuzoi opozitën se është përpjekur të bllokojë Reformën në Drejtësi dhe procesin e Vettingut në sistemin gjyqësor.

“Në vend që të kërkonit e propozonit zgjidhje për skemën e ndihmës ekonomike, kërkuat financime në burime të errëta dhe shumë të dyshimta për të bllokuar Vettingun, zgjedhjet dhe rrugën europiane të Shqipërisë”, tha Gjonaj, gjatë fjalës së mbajtur në debatin e zhvilluar në seancën plenare të Parlamentit.

Ministrja theksoi se synimi i opozitës nuk është mbështetja e familjeve në nevojë, por bllokimi i reformave të qeverisë.

Sipas ministres, reforma në drejtësi ka nisur të japë efektet e para pozitive dhe ajo tashmë është e pandalshme.

“Në sistemin e ri të drejtësisë, askush nuk do të ketë mundësi ti fshihet drejtësisë, duke përdorur akrobaci procedurale, siç keni bërë deri tani dhe as të përfitojë në kurriz të qytetarëve të pambrojtur dhe pa pushtet ekonomik e politik”, është shprehur Gjonaj.

Më tej, ajo nënvizoi se ndihma ekonomike ka qenë për dy dekada dhe më shumë, një mekanizëm i padrejtë dhe i korruptuar.

Sipas saj, sot me skemën e re, falë kësaj reforme, ndihma ekonomike shkon tek më të varfrit dhe garanton parimin e shpërndarjes së drejtë sipas nevojës.

Ministrja më tej i është referuar reformës në drejtësi, si një pjesë e rëndësishme e shtetit social, të cilën tha se po e realizohet për qytetarët, që të mos shpenzojnë më kohë në procese të blera gjyqësore, të mos zvariten më dyerve të gjykatave dhe të rifitojnë të drejtën e tyre të nëpërkëmbur prej dekadash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat