EMRAT/ Komisioni Hetimor për Tahirin, zbardhen emrat e anëtarëve të PS

Shqipëria

EMRAT/ Komisioni Hetimor për Tahirin, zbardhen emrat e anëtarëve të PS

Më: 15 mars 2018 Në ora: 17:21

Rreth 10 ditë më parë Kuvendi i Shqipërisë miratoi krijimin e një Komisioni Hetimor për Saimir Tahirin.

Deputetet e të dyja palëve kanë rëndë dakord për të ngritur një komision hetimor parlamentar për Saimir Tahirin të cilët e miratuan me 121 vota pro dhe asnjë kundër.

Kryetari i këtij komisioni është vendosur nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka e ndërsa postin e nënkryetares së komisionit do ta mbajë deputetja socialiste Ermonela Felaj.

Emra e anëtarëve nga ana e mazhorancës ende nuk janë zbardhur e ndërsa nga opozita janë Enkelejd Alibeaj, Flamur Noka, Myslym Murrizi dhe Endrit Brahimllari nga ana e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

E ndërsa emrat e anëtarëve të Partisë Socialiste janë zbuluar sot. “Panorama” mëson se emrat nga PS do të jenë: Klotilda Ferhati, Pjerin Ndreu, Paulin Sterkaj, Xhemal Qefalia dhe Bashkim Fino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat