BATUTAT/ Rama nga Kuvendi: Më nxore mallin e Violeta Manushit. Salianji: Më kujtove Koçin

Shqipëria

BATUTAT/ Rama nga Kuvendi: Më nxore mallin e Violeta Manushit. Salianji: Më kujtove Koçin

Më: 15 mars 2018 Në ora: 17:17
Ervin Salianji

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, gjatë fjalimit të tij nga Kuvendi ka lëshuar një sërë akuzash në drejtim të kryeministri Edi Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri. Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se  ui desh të fliste për 40 minuta në një fjalim për programin e tij por që nuk kishte asnjë program brenda. Nga ana tjetër ai u shpreh se Tahiri, erdhi dhe bëri moral nga foltorja e Kuvendit njëlloj sikundër bëjnë moral vajzat që dalin nga një shtëpi publike.

Ndërsa, ai ka akuzuar qeverinë, për varfërinë, kanalizimin e vendit, për sistemin shëndetësore, papunësinë si dhe largimin masiv të të rinjve shqiptarë nga vendi.

Por, kryeministri gjatë gjithë kohës ka ndërhyrë duke ironizuar dhe thënë po po, gjatë fjalës së deputeti demokrat.

Ndërkohë në përfundim të fjalës së deputetit,  Rama ka e  thumbuar duke i thënë se: Më nxore mallin e Violeta Manushit.

Por nga ana e tij Salianji i ka thënë se: Më kujtove Koçin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat